Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Flakët “përfshijnë” Novoselën e Vlorës, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen në ullishte

Shkruar nga Newsbomb
Flakët “përfshijnë” Novoselën e Vlorës,
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune fshatin Dëllënjë në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë. Prej ku mësohet se dy automjete zjarrfikëse dhe tetë efektivë ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve situata po vështirësohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Të cilat rrezikojnë sipërfaqe me pemëtore dhe ullishte, ndërsa banesat, për momentin, nuk paraqiten të rrezikuara pasi ndodhen larg vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë ende duke viijaur punën për vënien nën kontroll të zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese