Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin sërish bregdetin tonë, korriku mbyllet me 1.3 milionë hyrje në Morinë, 21 mijë shtetas kaluan vetëm në 12 orë

Shkruar nga Newsbomb

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin sërish bregdetin tonë, korriku

Fluksi i udhëtarëve në Pikën Kufitare në Morinë ka qenë i lartë edhe në ditën e fundit të korrikut, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Për të përballuar lëvizjen, autoritetet kufitare po operojnë me 12 sportele dhe po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shmangur pritjet në kufi.

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, në Morinë janë përpunuar të dhënat e mbi 21 mijë qytetarëve dhe të më shumë se 6 mijë automjeteve. Sipas të dhënave kufitare, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi.

Qytetarët shprehen se kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për cilësinë e plazheve dhe shërbimet turistike, duke e cilësuar Shqipërinë një destinacion të preferuar veror.

Ndërkohë, muaji korrik është mbyllur me mbi 1 milion e 362 mijë lëvizje qytetarësh në Pikën Kufitare të Morinit, një tregues i fluksit të lartë që ka shoqëruar sezonin turistik veror.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese