Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

4 të arrestuar në 24 orët e fundit në Vlorë: I riu kapet me armë dhe kokainë në parkingun e lokalit në Lungomare, tre të tjerë me 5 kg drogë në Kakome (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
4 të arrestuar në 24 orët e fundit në Vlorë: I riu
Te rinjte me 5 kg drogë në Kakome

Katër shtetas kanë rënë në prangat e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të dy operacioneve të organizuara dhe finalizuara gjatë 24 orëve të fundit, për për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

1- Në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Siguria", u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

2- Në Sarandë, si rezultat i hetimeve proaktive 3-javore të kryera me metoda speciale të hetimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, finalizuan operacionin policor të koduar "Transportuesit".

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas:

- A. N., 31 vjeç, banues në Lukovë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe për armëmbajtje pa leje;

- K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;

- A. C., 30 vjeç, banues në Lukovë.

Tre shtetasit u kapën në flagrancë në rrugën "Nivicë–Sarandë", pranë urës së Kakomesë, duke lëvizur me dy automjete. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte A. N., ku udhëtonte edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e dyshuar se transportohej me qëllim shitjen në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J. lëvizte me automjetin tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese