Gianni Infantino ka njoftuar se FIFA do të heqë dorë nga planet për të shitur një pjesë të aksioneve në Kupën e Botës te investitorët privatë.
Ai donte të krijonte një kompani të re për të mbikëqyrur operacionet tregtare për turnetë e ardhshëm të Kupës së Botës, por vendimi për të mbledhur 4.2 miliardë dollarë përmes investitorëve privatë shkaktoi reagime të mëdha.
Pas një takimi urgjent këtë javë, UEFA kërcënoi me bojkot të Kupës së Botës dhe akuzoi FIFA-n se po shet “shpirtin” e sportit .
“Duke dëgjuar me kujdes të gjitha pikëpamjet, është bërë e qartë se projekti ka krijuar përçarje të një natyre që, pavarësisht nivelit të mbështetjes, nuk janë më në interes të objektivit të përcaktuar që në fillim”, tha Infantino në një deklaratë.
Ai u kishte thënë të 211 shoqatave anëtare të FIFA-s se secila prej tyre do të merrte deri në 40 milionë dollarë (29.6 milionë paund) nëse pranonin propozimin e FIFA-s deri më 19 shtator.
CONCACAF, federata me 41 anëtarë për Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibet, gjithashtu e hodhi poshtë propozimin gjatë një takimi këtë javë.
Konfederata Aziatike e Futbollit, e cila ka 47 anëtarë, lëshoi gjithashtu një deklaratë duke thënë se “qëndron në solidaritet” me UEFA-n dhe CONCACAF-in.
