Trump shpërthen ndaj raportimeve për mungesë municionesh: Janë tradhtar

4 Shtator 2026 | 08:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit Social Truth, ka kritikuar ashpër mediat dhe ekspertët që kanë raportuar se ushtria e tij nuk ka municione mjaftueshëm për luftën kundër Iranit.

“Njerëzit dhe mediat që vazhdojnë të ngrenë zërin mbi faktin se nuk kemi municione (dhe gabohen 100%!), në fakt janë tradhtarë. Ata e bëjnë këtë sepse do të preferonin t’i shihnin Shtetet e Bashkuara të humbisnin një luftë që ne po e FITOJMË lehtësisht, sesa të më shihnin mua të FITOJ!”, shkruan presidenti amerikan.

Më tej, shton se ushtria ka në dispozicion arsenal të pakufizuar me rreze të mesme dhe gjatë veprimi.

“Po prodhojmë në nivele që nuk janë parë kurrë më parë. Po magazinojmë dhe përgatitemi për gjithçka që mund të ndodhë. Po i mbajmë raketat për vete, në vend që t’i shesim tek të tjerët, por gjithashtu edhe shitjet për aleatët do të rinisin. Dëshiroj që ju ta mësoni, se administrata Biden i ka dhënë më shumë mucione Ukrainës, pas ndonjë kosto, në vend që t’i përdortë në Iran. Qindra miliarda dollarë u janë dhënë Ukrainës dhe NATO-s, falas. Europa do të kishte paguar”, lexohet në statusin e Trump.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës

Negociatorët kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë takuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, në kuadër të përpjekjeve...
21:00 | 05/09/2026

Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni luftarak Phantom, humbin jetën dy pilotë (VIDEO)

Java e Fluturimeve të Athinës në Tanagra u shndërrua në një tragjedi, pasi një avion luftarak Phantom u rrëzua gjatë një demonstrimi, duke shkaktuar vdekjen...
18:37 | 05/09/2026

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, priten nga i dërguari i Putinit

I dërguari i posaçëm i Presidentit të Rusisë për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, Kirill Dmitriev, ka publikuar në rrjetin social X foto nga mbërritja në...
18:01 | 05/09/2026