Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

4 Shtator 2026 | 07:44

Polemika mes Kryeministrit Edi Rama dhe demokratëve evropianë vijon në rrjetet sociale, pas përplasjes lidhur me kufizimin e disa llogarive të opozitës dhe aktivistëve në platformat sociale.

Pas reagimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Evropiane (EDP), Sandro Gozi, ka ardhur edhe një tjetër përgjigje nga kryeministri Rama.

Në një status në rrjetin social X, Rama kundërshton deklaratat e demokratëve evropianë dhe veçon atë që e cilëson si një “aludim të paturpshëm vizual”.

“Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët. Ajo që e urreva ishte aludimi juaj i paturpshëm vizual, dhe fakti që refuzoni ta trajtoni këtë tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni. Më vjen keq!”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen pasi Gozi iu përgjigj publikisht Ramës, duke mohuar se EDP kishte akuzuar qeverinë shqiptare për pezullimin e llogarive në rrjetet sociale.

Gozi deklaroi se demokratët evropianë kishin kërkuar transparencë nga Meta dhe shqyrtimin e situatës nga Komisioni Evropian, duke theksuar se shqetësimi i tyre lidhej me kufizimin ose çaktivizimin e një numri llogarish të opozitës dhe aktivistëve.

“Kryeministër Edi Rama, fyerjet nuk u japin përgjigje pyetjeve”, shkroi Gozi në reagimin e tij të publikuar një ditë më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i EDP-së theksoi gjithashtu se kërkimi i sqarimeve nuk mund të konsiderohet “agjitacion” dhe se demokratët evropianë do të vijojnë të mbrojnë pluralizmin politik dhe lirinë e shprehjes.

Në përplasjen publike, Rama ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të qeverisë shqiptare në kufizimin e llogarive, duke argumentuar se institucionet shqiptare nuk kanë as lidhje dhe as kapacitet teknik për të ndërhyrë në platformat sociale.

Kryeministri ka akuzuar më herët kritikët për propagandë dhe ka hedhur dyshime se situata mund të jetë e lidhur me “të njëjtat burime dashakeqe” që, sipas tij, nxitën edhe të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo”.

Përplasja mes Ramës dhe demokratëve evropianë vijon kështu në distancë, me palët që mbajnë qëndrime të kundërta mbi çështjen e llogarive të kufizuara në rrjetet sociale dhe mbi mënyrën se si duhet trajtuar publikisht kjo çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë

Gazetarja e emisionit “Review”, Matilda Braho, ishte në Ndërfushaz të Mirditës, në vendin ku një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 65-vjeçarit Viktor Bardhi. Për...
21:26 | 05/09/2026

Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, foli në lidhje me përplasjen mes biznesmenëve në Vlorë për çështjen e tokës, teksa tha se Radhima ishte vetëm “maja...
21:08 | 05/09/2026