U pyet nëse do mbronte Britaninë, Trump shmang përgjigjien: Londra nuk na mbështeti në operacionet kundër Iranit

3 Shtator 2026 | 22:28

Presidenti amerikan Donald Trump ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse SHBA do ta mbështeste Mbretërinë e Bashkuar në rast se Argjentina do të tentonte të rimerrte Ishujt Falkland, duke ngritur pikëpyetje mbi kapacitetin ushtarak të Londrës për të mbrojtur territorin.

Në një intervistë për transmetuesin britanik GB News, Trump kujtoi luftën e vitit 1982 mes Britanisë dhe Argjentinës, duke vlerësuar reagimin e atëhershëm të Londrës, por theksoi se situata sot është ndryshe.

“Vendi juaj nuk është i njëjti vend që ishte 20 vjet më parë, 25 vjet më parë”, deklaroi Trump, duke shtuar se nuk e di nëse Britania ka ende kapacitetin për të mbrojtur ishujt si në vitin 1982.

Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu Londrën për atë që e cilësoi si mungesë të mbështetjes ndaj operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit. Sipas Trump, ai i kishte kërkuar NATO-s dhe ish-kryeministrit britanik Keir Starmer të kontribuonin me anije, edhe pse SHBA-të, sipas tij, nuk kishin nevojë për ndihmë.

Komentet e Trump vijnë në një moment kur presidenti argjentinas Javier Milei pritet të mbajë një fjalim kombëtar mbi Ishujt Falkland, të njohur në Argjentinë si Malvina. Buenos Aires vazhdon të pretendojë sovranitetin mbi ishujt, të cilët aktualisht administrohen nga Mbretëria e Bashkuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës

Negociatorët kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë takuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, në kuadër të përpjekjeve...
21:00 | 05/09/2026

Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni luftarak Phantom, humbin jetën dy pilotë (VIDEO)

Java e Fluturimeve të Athinës në Tanagra u shndërrua në një tragjedi, pasi një avion luftarak Phantom u rrëzua gjatë një demonstrimi, duke shkaktuar vdekjen...
18:37 | 05/09/2026

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, priten nga i dërguari i Putinit

I dërguari i posaçëm i Presidentit të Rusisë për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, Kirill Dmitriev, ka publikuar në rrjetin social X foto nga mbërritja në...
18:01 | 05/09/2026