“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

3 Shtator 2026 | 22:23

Ish-prokurori Eugen Beci komentoi situatën e krijuar në Bashkinë e Tiranës pas largimit të nënkryetares Aurela Ristani dhe shkarkimit të disa zyrtarëve të lartë nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti.

Sipas tij, problemi është më shumë se kryetari i bashkisë, por te përplasja institucionale e kompetencave që nuk është llogaritur mirë.

Kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se kryetar bashkie është Veliaj. Kemi një ndërthurje të konflikteve administrative, civile, penale që duket se legjislacioni shqiptar nuk është i gatshëm t’i përballojë. Prokuroria me të drejtë dyshon se një kryetar bashkie mund ketë shpërdoruar detyrën duke kryer një sërë veprash penale dhe kërkon arrest me burg, legjislacioni gjendet i papërgatitur në këtë situatë, prokuroria e kërkon në burg, kushtetuesja tha nuk mund të shkarkohet dot, duhet të jetë kryetar bashkie, prokuroria nuk tërhiqet. Në Shqipëri ndodh që kemi një kryetar bashkie që është në burg dhe një gjykatë që thotë, siç janë ligjet ai duhet të jetë në detyrë, një prokuroria që thotë siç janë ligjet ai duhet të jetë në burg, ndaj jemi në një situatë që është një mungesë totale strategjie”, tha Beci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

Gazetari Lorenc Vangjeli komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përplasjen e ndodhur të enjten në Radhimë në hotelin e biznesmenit Vasil Bedinaj. Sipas Vasilit,...
21:34 | 03/09/2026

“Është konflikt pronësie, shkaktar është shteti”, Sulo: Incidenti në Vlorë, ngjarje e tmerrshme

Gazetari Erjon Sulo komentoi në emisionin  Now në Euronews Albania ngjarjen e rëndë të ndodhur të enjten në një hotel në Radhimë, pronar i të...
21:06 | 03/09/2026

Gazetari Rexha: Takimet Kurti-Abdixhiku mbeten të paqarta, Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Gazetari Xhemajl Rexha, në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka sjellë përditësime lidhur me situatën aktuale të zgjedhjeve...
22:36 | 02/09/2026