Rama: Tirana kryeson aeroportet e Ballkanit, 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj

4 Shtator 2026 | 10:33

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është renditur në krye të aeroporteve të rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke regjistruar mbi 6 milionë udhëtarë.

Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama përmes një grafiku të shpërndarë në faqen e tij në Facebook. Sipas të dhënave të publikuara prej tij, aeroporti i Tiranës ka regjistruar një rritje prej 17% të numrit të pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në renditjen e aeroporteve të Ballkanit, pas Tiranës pozicionohet Beogradi me 4.2 milionë pasagjerë, i ndjekur nga Zagrebi me 2.2 milionë dhe Prishtina me 2.1 milionë.

Më pas renditen Shkupi me 1.8 milionë pasagjerë, Spliti me 1.3 milionë, Dubrovniku me 1.2 milionë dhe Podgorica me 900 mijë pasagjerë. Sarajeva dhe Ljubljana kanë regjistruar rreth 800 mijë pasagjerë secila.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama në postimin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026