Masa e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët mblidhen para Gjykatës së Tiranës

4 Shtator 2026 | 10:24

Qytetarë dhe protestues janë mbledhur këtë të premte para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, pas përplasjeve me Policinë e Shtetit.

Protesta e sotme shënon ditën e 97-të të protestave qytetare në Tiranë. Protestuesit ishin njoftuar një ditë më parë për tubimin para gjykatës, në mbështetje të personave të arrestuar.

Me thirrjet “Çuna, goca, jemi këtu” dhe “E gjithë Shqipëria është me ju”, protestuesit kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të 14 të arrestuarve.

Dy ditë më parë, gjatë protestës, Policia e Shtetit ndërhyri për të shpërndarë protestuesit, ndërsa në zonë ishin dislokuar forca të shumta policie dhe të FNSH-së.

Pas përplasjeve, në polici u shoqërua edhe një prej organizatorëve të protestës, Dritan Goxhaj.

Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026