Rama në Itali për Forumin TEHA, pritet të marrë pjesë në panelin për Mesdheun

4 Shtator 2026 | 09:54

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Forumit Vjetor TEHA, që zhvillohet në Cernobbio.

Agjencia për Media dhe Informim sqaroi përmes një njoftimi për mediat se Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në sesionin kushtuar “Rajonit të Mesdheut”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë dhe Presidentin e MED9, Andrej Plenković. Paneli do të moderohet nga ish-Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni.

Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare.

Sipas organizatorëve, në edicionin e këtij viti të Forumit TEHA konfirmohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të gjashtë qeverive: Italisë, Kroacisë, Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara, Portugalisë dhe Turqisë. Në forum pritet të marrin pjesë gjithashtu ministra të kabinetit italian, dy Komisionerë Evropianë, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Raportuesi i BE-së për Tregun e Përbashkët.

Vizita e Ramës në Itali vjen në një moment të veçantë për qeverinë italiane. Më herët gjatë së premtes, kryeministri shqiptar uroi homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X.

Pas 1,413 ditësh në detyrë, qeveria e drejtuar nga Meloni ka shënuar një rekord, duke u bërë qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha përkujton 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të...
16:25 | 05/09/2026

Rama reagon për varrimin e Ratko Mlladiç! Mesazh Serbisë: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe...
14:12 | 05/09/2026

Florjan Binaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet artisti në Euronews Albania

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një interviste këtë të...
14:00 | 05/09/2026