Pesë migrantë humbin jetën gjatë përpjekjes për të arritur në Ishujt Kanarie të Spanjës

3 Shtator 2026 | 16:33

Pesë migrantë afrikanë kanë humbur jetën teksa përpiqeshin të arrinin në Ishujt Kanarie të Spanjës, njoftuan ekipet spanjolle të shpëtimit. Ndërkohë, një organizatë joqeveritare paralajmëroi se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Shërbimi spanjoll i shpëtimit detar, Salvamento Marítimo, shpëtoi të mërkurën në mbrëmje 44 burra nga Afrika Subsahariane, pasi varka e tyre u lokalizua rreth 120 kilometra në jugperëndim të Gran Canaria-s.

Tre prej migrantëve u evakuuan me helikopter drejt një spitali në ishull, ndërsa 41 të tjerët u transportuan me anije dhe mbërritën në portin e Arguineguín të enjten në mëngjes, ku morën ndihmën e Kryqit të Kuq.

Për shkak të kushteve të vështira të motit, me erëra të forta dhe dallgë deri në 2.5 metra, ekipet e shpëtimit fillimisht nuk mundën të nxirrnin në bord trupat e pesë viktimave.

Sipas Kryqit të Kuq, të mbijetuarit ishin të gjithë meshkuj, mes tyre edhe disa të mitur, dhe vinin nga Mali dhe Senegali.

Ndërkohë, Helena Maleno, zëdhënëse e organizatës Caminando Fronteras, deklaroi në rrjetin X se 83 migrantë, mes tyre tre gra dhe një vajzë e vogël, kishin humbur jetën në një varkë të nisur nga Gambia 27 ditë më parë. Nuk është ende e qartë nëse ky raport i referohet të njëjtit incident.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës

Negociatorët kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë takuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, në kuadër të përpjekjeve...
21:00 | 05/09/2026

Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni luftarak Phantom, humbin jetën dy pilotë (VIDEO)

Java e Fluturimeve të Athinës në Tanagra u shndërrua në një tragjedi, pasi një avion luftarak Phantom u rrëzua gjatë një demonstrimi, duke shkaktuar vdekjen...
18:37 | 05/09/2026

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, priten nga i dërguari i Putinit

I dërguari i posaçëm i Presidentit të Rusisë për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, Kirill Dmitriev, ka publikuar në rrjetin social X foto nga mbërritja në...
18:01 | 05/09/2026