Rama uron Melonin për rekordin historik të qeverisë italiane: Tani kam për të thyer rekordin tim

4 Shtator 2026 | 09:18

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të premte homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, në një ditë historike për qeverinë italiane.

Pas 1,413 ditësh në detyrë, qeveria e drejtuar nga Meloni bëhet qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane.

Rama e ka përcjellë urimin përmes një videoje kushtuar kryeministres italiane, duke vlerësuar kështu një moment të rëndësishëm politik për Italinë.

Meloni mori detyrën e kryeministres së Italisë në tetor 2022, duke udhëhequr që prej atëherë një nga qeveritë më të qëndrueshme në historinë e vendit.

Fjala e urimit të Kryeministrit:

Giorgia, po lexoj se që nga sot je në krye të qeverisë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane.

Vërtet? Unë qenkam mësuar keq, duke ndryshuar bashkëbiseduesin në Romë pothuajse me të njëjtin ritëm siç Milani ndërron trajnerët.

E megjithatë, shiko sa e çuditshme: demokracia italiane nuk duket aspak se është në rrezik, pavarësisht gjithçkaje që, sidomos ne në të majtë, kishim parashikuar kur ti mbërrite në Palazzo Chigi me pantallona të zeza.

Më kujtohet se edhe Ursula, në atë kohë, ishte shqetësuar jo pak, apo jo? Sot, përkundrazi, edhe ajo duhet të jetë shumë e lumtur për këtë rekord tëndin. Sepse, në vend që të marshoje mbi trupin e Europës, siç kishim frikë, ti e përqafove Europën dhe madje e ndihmove të kuptojë më mirë disa çështje: sigurinë, emigracionin e paligjshëm, sigurisht.

Por gjithsesi, duhet thënë e gjithë e vërteta: që kur erdhe ti, në Itali ekziston një deficit i jashtëzakonshëm demokratik. I ke nxjerrë burrat jashtë garës për pushtet, e cila tashmë është kthyer në një çështje mes grave, vetëm mes grave.

Çfarë të të them, e dashur Giorgia? Tani ka edhe një rekord tjetër për t’u thyer: rekordi im. Dhe mos të guxojë njeri të më thotë se Italia nuk është në Ballkan, dhe se përse jemi gjithmonë pas Gjermanisë, ku një tjetër zonjë e shquar ka qeverisur edhe më gjatë se unë.

Epo, rroftë Italia, rrofshin gratë italiane dhe shqiptare!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë

Gazetarja e emisionit “Review”, Matilda Braho, ishte në Ndërfushaz të Mirditës, në vendin ku një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 65-vjeçarit Viktor Bardhi. Për...
21:26 | 05/09/2026

Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, foli në lidhje me përplasjen mes biznesmenëve në Vlorë për çështjen e tokës, teksa tha se Radhima ishte vetëm “maja...
21:08 | 05/09/2026