Trump i kërkon Evropës të paguajë për armët që SHBA-të i dërguan Ukrainës

3 Shtator 2026 | 19:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohej sot se do t’u kërkonte vendeve evropiane të paguanin Uashingtonin për ndihmën ushtarake dhe municionet e dërguara më parë në Ukrainë, në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë, ndërsa postimi i tij duket se nënkuptonte se ai do të ndalonte përkohësisht shitjet e pajisjeve ushtarake te vendet aleate.

Në postimin e tij në platformën Truth Social, Trump mohoi informacionin se rezervat e municioneve amerikane janë varfëruar seriozisht për shkak të luftës në Iran, duke siguruar se vendi po rrit prodhimin dhe rimbushjen e rezervave.

“Po i mbajmë për vete, SHBA-në, në vend që t’ua shesim të tjerëve, por shitjet për Aleatët do të fillojnë përsëri së shpejti”, shkroi ai.

“Qindra miliarda dollarë iu dhanë Ukrainës dhe NATO-s, falas, por Evropa duhet të kishte paguar. Ne do t’i kërkojmë këto para, megjithëse disi me vonesë”, shtoi ai, duke fajësuar administratën e paraardhësit të tij demokrat, Joe Biden.

Vitin e kaluar, SHBA-të dhe NATO krijuan iniciativën “Lista e Prioritizuar e Nevojave për Ukrainën”, sipas së cilës vendet evropiane paguajnë për të furnizuar Ukrainën me armë amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës

Negociatorët kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë takuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, në kuadër të përpjekjeve...
21:00 | 05/09/2026

Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni luftarak Phantom, humbin jetën dy pilotë (VIDEO)

Java e Fluturimeve të Athinës në Tanagra u shndërrua në një tragjedi, pasi një avion luftarak Phantom u rrëzua gjatë një demonstrimi, duke shkaktuar vdekjen...
18:37 | 05/09/2026

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, priten nga i dërguari i Putinit

I dërguari i posaçëm i Presidentit të Rusisë për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, Kirill Dmitriev, ka publikuar në rrjetin social X foto nga mbërritja në...
18:01 | 05/09/2026