PDK dhe aleanca vijojnë përplasjen me VV, Kuvendi mbetet i bllokuar
PDK dhe Aleanca kanë hyrë në muajin e dytë të kundërshtimit formal ndaj Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, duke u paraqitur fizikisht në Kuvendin e Kosovës. Disa deputetë të dy partive edhe këtë të premte hynë në sallën plenare për rreth 10 minuta, ku mbajtën fjalime me akuza ndaj mazhorancës.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, akuzoi Vetëvendosjen se synon të zhbëjë rendin kushtetues të Kosovës. Sipas tij, mosrespektimi i Kushtetutës është shenjë e një pushteti autoritar.
“Mosrespektimi i Kushtetutës në këtë Kuvend është simptoma e këtij pushteti anarkik. Kjo duket si një formë dhe si një afat. Ju që na shikoni duhet ta dini se ky pushtet autoritar një ditë vjen dhe troket në derën e secilit prej jush, duke shkelur të drejtat themelore, mbyllur bizneset, falimentuar komunat që kanë protestuar dje, moszhvilluar asnjë projekt dhe duke mos respektuar një aktgjykim të Gjykatës Supreme që thotë se nuk mundesh me qenë anëtar qeverie dhe deputet. Pse guxojnë me bërë këtë? Sepse është përmbysur rendi kushtetues dhe janë të bindur se forca e tyre politike shkon përtej Kushtetutës. Përvoja evropiane na ka mësuar një gjë thelbësore: Republika nuk mbrohet vetëm përmes numërimit të votave. Prandaj, asnjë shumicë nuk ka të drejtë të zhbëjë rendin kushtetues që e ka sjellë atë në pushtet”, tha Përparim Gruda, deputet i PDK-së.
Edhe deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, akuzoi Vetëvendosjen për bllokimin e institucioneve. Ajo kërkoi krijimin e Kuvendit, qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se problemet e vendit nuk zgjidhen përmes bllokimit institucional.
“Ajo çka i duhet Kosovës është krijimi i institucioneve, Kuvendit, qeverisë dhe presidentit. Ne nuk mund t’i zgjedhim të gjitha këto probleme duke bllokuar institucionet dhe shtetin me mendësinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Prandaj, qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur me ne si politikanë dhe shumë më shumë me deputetët që po keqpërdorin dhe abuzojnë me shtetin dhe pushtetin”, u shpreh Albana Bytyqi, deputete e Aleancës.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vijon të këmbëngulë se marrëveshja me LDK-në për nominimin e Bekim Sejdiut për President mbetet e vlefshme. Ai pranoi se kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së i ka dhënë një goditje të rëndë marrëveshjes, por theksoi se ajo ende është në fuqi.
Ndërkohë, një prej gjashtë deputetëve të LDK-së që kanë dalë kundër marrëveshjes, Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk mund ta largojë askush nga partia. Në një reagim publik, ai ka theksuar lidhjen e tij me historinë dhe vlerat e LDK-së.
“Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit. Ato nuk janë krijuar nga lobime, financime apo pazare, as nga brenda e as nga jashtë vendit. Janë rrënjë autoktone, të mbjella në vitin 1989, të ushqyera nga një shekull mbamendje, sakrifice dhe përkushtimi për Kosovën dhe shqiptarinë. LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave”, tha Armend Zemaj, deputet i LDK-së.
Në këtë situatë, Vetëvendosje pritet të mbledhë organet e saj partiake për të diskutuar hapat e radhës dhe mundësinë e thirrjes së shpejtë të seancës konstituive të Kuvendit.
Tjetër zjarrfikëse nga Vlora niset drejt Himarës
Himarë, qytetarët largohen me makina nga zonat e rrezikuara prej zjarrit
Himara në luftë me flakët, evakuohen banorët, digjen disa banesa. Mbi 300 forca në terren (VIDEO)
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës