Zjarri përfshin Lezhën, rrezikohen zonat e banuara

3 Shtator 2026 | 17:48

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke rrezikuar banesat përreth.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara nga era e fortë që po fryn në zonë. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.

Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Afërsia e zjarrit me zonën e banuar dhe përhapja e shpejtë e tij e bëjnë situatën shqetësuese, ndërsa vijon ndërhyrja për të parandaluar përparimin e flakëve drejt banesave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026