Hoxha takim me Komisioneren Kos në Dublin: Shqipëria e vendosur të ruajë ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që po mbahet në Dublin.
Përmes një postimi në X, Hoxha shprehet se me zyrtaren e lartë të BE kishte shkëmbyer “mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave”.
Takimi në Dublin u cilësua si një mundësi e rëndësishme për të riafirmuar angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe për të theksuar vendosmërinë për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit.
Postimi i plotë i ministrit në X
Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin.
Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë, Marta Kos është aty për ta çuar procesin përpara.
Shkëmbyem mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.
Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave.
Zgjerimi ka të bëjë me meritën, momentumin dhe rezultatin.
Shqipëria është gati për të treja.
Berisha përkujton 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar
Rama reagon për varrimin e Ratko Mlladiç! Mesazh Serbisë: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror
Florjan Binaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet artisti në Euronews Albania
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës