Sherr pranë tregut të Kavajës, një shofer furgoni goditet me levë në kokë

3 Shtator 2026 | 13:58

Një person dyshohet se është goditur me levë në kokë pas një konflikti mes dy shoferëve të furgonëve, rreth orës 12:00, pranë tregut të Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes shtetasve Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.

Gjatë konfliktit, Iljaz Istrefi dyshohet se është goditur me një levë në kokë. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Kavajës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Kavajës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Ndërkohë, shoferi i furgonit, Lufti Kaziu, është ndaluar nga Policia e Kavajës për veprime të mëtejshme hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026