Bushati për ceremoninë e Mlladiçit: Vdiq krimineli i luftës, por ideologjia që e shndërroi në hero vazhdon të jetojë

4 Shtator 2026 | 11:14

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me ceremoninë shtetërore për sjelljen e trupit të pajetë të ish-komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, në Serbi.

Bushati e ka cilësuar ceremoninë si një tregues të refuzimit të Serbisë për t’u përballur me të kaluarën dhe me përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90.

Sipas tij, mënyra se si po trajtohet vdekja e Mlladiçit tregon se ajo nuk po shihet thjesht si fundi i jetës së një krimineli lufte të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

“Përkundrazi, vdekja e tij ka nxjerrë në pah edhe njëherë refuzimin e Serbisë për t’u përballur me politikat që çuan në luftërat e viteve ’90, dhe me pasojat e tyre”, shprehet Bushati.

Ai kritikon gjithashtu narrativën e përdorur në Serbi, ku vdekja e Mlladiçit është shoqëruar me pretendime për “padrejtësi historike ndaj serbëve”.

“Është e qartë se kjo qasje politike nuk mori fund me Sllobodan Millosheviçin, e as me vendimet e drejtësisë ndërkombëtare”, thekson ish-ministri i Jashtëm.

Bushati argumenton se Serbia nuk mund të ndërtojë një identitet demokratik të qëndrueshëm dhe as të konsiderohet faktor stabiliteti në rajon pa pranuar përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90.

“Ato nuk ishin rezultat i padrejtësive historike, por pasojë e politikave të ndjekura nga Beogradi”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Bushati e lidh demokratizimin dhe europianizimin e Serbisë dhe të rajonit me një shkëputje nga ideologjia që, sipas tij, justifikon krimet e luftës dhe gjenocidin.

Në fund, ish-ministri ngre shqetësimin për vazhdimin e glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe relativizimin e krimeve.

“Mlladiç vdiq, ndërsa ideologjia që e shndërroi atë në hero vazhdon të jetojë”, shprehet Bushati.

Ai i drejton një pyetje komunitetit ndërkombëtar: “Edhe për sa kohë do të trajtohen glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës, si dhe mohimi e relativizimi i gjenocidit, thjesht si një tjetër mosmarrëveshje politike në Ballkan?”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha përkujton 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të...
16:25 | 05/09/2026

Rama reagon për varrimin e Ratko Mlladiç! Mesazh Serbisë: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe...
14:12 | 05/09/2026

Florjan Binaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet artisti në Euronews Albania

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një interviste këtë të...
14:00 | 05/09/2026