Gjermania heton zjarrvënien pranë selisë së një kompanie në Mynih, arrestohen dy persona
Gjermania po heton një sulm të dyshuar me zjarrvënie pranë selisë së kompanisë së mbrojtjes Rohde & Schwarz në Mynih, në një tjetër incident që ka ngritur shqetësime për sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.
Policia arrestoi dy persona, një grua 28-vjeçare dhe një burrë 38-vjeçar, të dy shtetas bullgarë, të dyshuar se hodhën pajisje ndezëse dhe shkaktuan një zjarr në një kantier ndërtimi pranë ambienteve të kompanisë.
Të dyshuarit u ndaluan në një pikë karburanti aty pranë, njoftuan autoritetet e landit të Bavarisë. Zjarri nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe nuk pati të lënduar.
Rohde & Schwarz, e cila prodhon ndër të tjera sisteme radari për zbulimin, gjurmimin dhe bllokimin e dronëve, konfirmoi praninë e policisë dhe zjarrfikësve pranë ambienteve të saj.
Incidenti ndodh vetëm disa ditë pas dy përpjekjeve të dyshuara për sabotim ndaj rrjetit elektrik gjerman dhe rreth një muaj pas një sulmi me dron në aeroportin Leipzig/Halle. Berlini dhe aleatët e tij e kanë lidhur këtë të fundit me Rusinë dhe e kanë cilësuar si pjesë të luftës hibride kundër vendeve që mbështesin Ukrainën.
Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe nëse incidenti pranë kompanisë së mbrojtjes ka lidhje me raste të tjera të dyshuara sabotimi.
Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës
Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni luftarak Phantom, humbin jetën dy pilotë (VIDEO)
Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, priten nga i dërguari i Putinit
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës