Presidenti Duka drejton mbledhjen e Komitetit të Medias të UEFA-s në Lituani
Komiteti i Medias i UEFA-s zhvilloi mbledhjen e radhës në Kaunas, në selinë e Federatës Lituaneze të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kryetarit të Komitetit të Medias të UEFA-s, Armand Duka.
Takimi mblodhi anëtarët e Komitetit për të diskutuar mbi prioritetet e komunikimit të UEFA-s dhe mënyrat për të forcuar më tej imazhin, reputacionin dhe lidhjen e futbollit europian me tifozët dhe shoqërinë.
Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e një komunikimi strategjik, të unifikuar dhe bashkëkohor, në një mjedis mediatik që po ndryshon me ritme të shpejta. Anëtarët e Komitetit trajtuan çështje që lidhen me ndërtimin e një narrative të përbashkët për futbollin europian, forcimin e kapaciteteve të ekipeve të komunikimit dhe përshtatjen e strategjive të UEFA-s me zhvillimet e reja në media dhe në platformat digjitale.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit dhe ndikimit pozitiv të futbollit në shoqëri, duke theksuar nevojën që komunikimi i futbollit të pasqyrojë jo vetëm emocionet dhe sukseset sportive, por edhe vlerat, historitë dhe kontributin që ky sport sjell në jetën e miliona njerëzve në Europë.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s dhe federatave kombëtare për të krijuar standarde të larta komunikimi dhe për të përcjellë në mënyrë sa më efektive mesazhet dhe vlerat e futbollit europian.
Mbledhja në Kaunas konfirmoi edhe një herë rëndësinë strategjike të komunikimit në vizionin e UEFA-s, si një nga komponentët e rëndësishëm për promovimin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës së futbollit në shoqërinë europiane.
Për FSHF-në, përfaqësimi në nivelet më të larta të strukturave të UEFA-s dhe drejtimi i Komitetit të Medias nga Presidenti Armand Duka përbëjnë një rol të rëndësishëm në kontributin e futbollit shqiptar në diskutimet dhe proceset që formësojnë të ardhmen e futbollit europian.
Simeone konfirmon rikthimin e Alvarez në skuadrën e Atletico Madridit
Raporti: FIFA akuzon UEFA-n për “fushatë shpifjesh” kundër Infantinos
Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030 (VIDEO)
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës