Berisha flet nga Rinasi para nisjes për në SHBA: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur këtë të premte nga Rinasi për mediat pak përpara se të nisej në SHBA për një vizitë zyrtare me një agjendë me takime me politikanë amerikanë dhe komunitete shqiparësh. Berisha ka thënë nga Rinasi se ky sipas tij është udhëtimi i viteve. Kreu i PD-së në 2021 u shpall nga SHBA “Non Grata” dhe jo më pak se disa kohë më parë, ai ka komunikuar zyrtarisht se e Ngarkuara me Punë në SHBA e ka vendosur në dijeni se mund të udhëtojë në SHBA.
“Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Nisem për në SHBA po me atë bindje si në mars të 1991 se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për tu çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Prania juaj këtu dëshmon se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Në rrafshin tim unë shkoj dhe takoj miqtë e tij u them “Unë erdha”.-tha Berisha nga Rinasi.
Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës