AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

Gjykata e Posaçme rrëzoi një kërkesë të ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca për ndryshimin e parashtrimeve të SPAK, duke sjellë një tjetër seancë të shtyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plarent Ndreca pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme rrëzoi të martën një kërkesë të ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca, i cili përmes avokatit të tij kërkoi që SPAK të riformulonte parashtrimet e veta në çështjen kundër tij.

Ndreca akuzohet nga SPAK se, në kohën kur mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, së bashku me 15 zyrtarë të disa institucioneve, favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë. Ndreca po gjykohet me procedurën e gjykimit të zakonshëm, ndërsa 15 të pandehurit e tjerë me gjykim të shkurtuar.

Çështja u kalua për gjykim në datën 20 mars 2025, por deri tani është arritur të paraqiten parashtrimet vetëm nga ana e SPAK, ndërkohë që procesi është shtyrë më së shumti për shkak të avokatëve.  Kryesuesja e trupit gjykues, Rudina Palloj evidentoi në fillim të seancës së martën, se procesi është në fazën e paraqitjes së kërkesave për prova nga ana e mbrojtjes.

Avokati i Ndrecës, Ermal Yzeiraj deklaroi se gjykata duhet t’i kërkojë prokurorisë të individualizojë akuzën për të mbrojturin prej tij, si dhe përcaktojë lidhjen mes fakteve objekt akuze dhe provave. Sipas avokatit, në mungesë të lidhjeve të identifikueshme mes fakteve dhe provave, e kanë të pamundur të vijojnë me kërkimin e provave, pasi nuk janë të qartë se çfarë duhet të kërkojnë.

Yzeiraj paraqiti një sërë pretendimesh për paqartësinë e parashtrimeve të akuzës, si dhe nënvizoi se mbetet i paidentifikuar momenti konkret se kur eshte kryer vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera nga ana e Ndrecës. “Edhe nëse pretendohet bashkëpunim, prokuroria duhet të përcaktojë kontributin individual,” tha ai.

Prokurorja Dorina Bejko e cilësoi kërkesën të pambështetur në ligj dhe solli në vëmendje se gjenden në fazën e gjykimit në themel të çështjes, me procedurën e zakonshme. Po ashtu, Bejko konstatoi se Ndreca dhe avokati i tij, gjatë seancës paraprake kanë mbajtur qëndrim lidhur me faktet objekt akuze dhe provat, duke parashtruar prapësime, çka tregon sipas saj që ata e kanë pasur të qartë akuzën.

Gjykata pasi u tërhoq në dhomë këshillimi vendosi të rrëzojë kërkesën e paraqitur nga avokati Yzeiraj, duke e cilësuar atë të pabazuar e të pambështetur në ligj. Gjyqtarja Palloj vërejti se palët nuk mund të orientohen për mënyrën se si i paraqesin parashtrimet e tyre.

Pasi u bë me dije rrëzimi i kërkesës, kryesuesja e trupit gjykues ftoi avokatin Yzeiraj të vijonte me kërkimet për provat. Avokati Yzeiraj tha se nuk e prisnin këtë vendim të gjykatës e për rrjedhojë nuk kishte përgatitur kërkimet për provat. Ai kërkoi kohë, që iu dha nga gjykata.

Seanca u shty për më datë 23 korrik, në orën 10:00.

Etiketa: Dorina BejkoErmal YzeirajGjykata e PosaçmePlarent NdrecaRudina Palloj
Tjetri
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e "spastrimit etnik" në Kosovë

photo 2026 09 02 21 35 41

Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët shqiptarë

21:41 | 05/09/2026
edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.