AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Nga mercenar në Ukrainë te vrasës me pagesë për klanet kriminale

Një veteran serb i konfliktit në Ukrainë u tregon hetuesve se si përfundoi duke u bërë vrasës me pagesë për një klan droge nga Ballkani.

Jelena ZoricMilos KaticngaJelena ZoricdheMilos Katic
1 month më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
serbia ukraine hitman
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN.

Për vite me radhë, Aleksandar Dinic mbajti një plumb si kujtim nga lufta në Ukrainë.

Policia e gjeti atë mes sendeve të tij personale në janar, kur arrestoi shtetasin serb 35-vjeçar nën dyshimin për vrasje.

Viktima e tij e dyshuar, një burrë 43-vjeçar, u vra me armë zjarri më 16 janar në rrëzë të malit Avala, në periferi të kryeqytetit serb, Beogradit.

Besohet se i ndjeri ishte pjesë e një karteli ballkanik të drogës dhe, në kohën e vrasjes, po gjykohej në Beograd së bashku me persona të tjerë, i akuzuar për kontrabandimin e 324 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Prokurorët për krimin e organizuar në Beograd dyshojnë se Dinic ishte rekrutuar si vrasës me pagesë nga klani kriminal i Kavaçit, me bazë në Mal të Zi, sipas dosjeve të çështjes të shqyrtuara nga BIRN.

Që nga viti 2015, dhjetëra persona janë vrarë në luftën mes klaneve Kavaç dhe Shkaljari, të cilat i kanë rrënjët në dy lagje të qytetit bregdetar malazez të Kotorrit.

Përplasja shpërtheu pasi 300 kilogramë kokainë u zhdukën nga një apartament në qytetin spanjoll të Valencias. Anëtari i klanit Shkaljari, Goran Radoman, ishte ndër të parët që humbi jetën, pasi u qëllua për vdekje në garazhin e tij në Beograd.

Që atëherë, konflikti është përhapur në shumë vende, duke marrë viktima në Mal të Zi, Serbi, Turqi, Austri, Greqi, Spanjë dhe shtete të tjera.

Dinic nuk kishte përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë luftë mes bandave, por kishte përvojë duke luftuar përkrah forcave pro-ruse në Ukrainën lindore dhe ishte në kërkim të disa të ardhurave shtesë.

Fusha e betejës në Ukrainë si rekomandim

1769179122 1695381330 zivko bakic.format avif.width 900
Zivko Bakic. Foto: marrë nga El Confidencial/Arkivi privat.

Sipas deklaratave të dhëna gjatë marrjes në pyetje, Dinic u vu në kontakt me klanin e Kavaçit nga shitësi i tij i marijuanës, të cilit i kishte thënë se po kërkonte punë shtesë, përveç punës së tij në një pikë bastesh.

Anëtari i klanit të Kavaçit me të cilin u takua i ofroi Dinic 100 mijë euro për të vrarë një person.

Dinic ishte një kriminel i nivelit të ulët, i dënuar më parë për vepra penale që lidhen me drogën dhe vjedhjen. Ai kishte gjithashtu përvojë të dëshmuar në fushën e betejës, pasi kishte luftuar si mercenar në krah të forcave të mbështetura nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Emri i tij figuron në një bazë të dhënash të përpiluar nga faqja jozyrtare ukrainase Myrotvorets, ku ai renditet si luftëtar i një formacioni të armatosur të paligjshëm që vepronte në rajonin e Luhanskut, në Donbas të Ukrainës. Sipas kësaj faqeje, ai u shtua në bazën e të dhënave në gusht të vitit 2015.

Objektivi i Dinic ishte Zivko Bakic, i cili në atë kohë ndodhej në arrest shtëpiak dhe mbante një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës. Atij i lejohej të dilte për shëtitje jashtë shtëpisë për një orë çdo ditë. Dinic kaloi disa ditë duke studiuar rutinën e tij, ndërsa shëtiste nëpër pyjet e periferisë së Sopotit, pranë Beogradit.

Një ditë, sipas dëshmisë që Dinic u dha policisë dhe prokurorëve, makina e tij mbeti e bllokuar në dëborë dhe Bakic, pa e ditur se çfarë synimesh kishte ai, ndaloi për ta ndihmuar. Të nesërmen, në të njëjtin vend, Dinic e qëlloi me shtatë plumba nga një automatik Heckler & Koch, duke e lënë të vdekur. Më pas u largua me makinë përgjatë rrugëve të ngrira, i shoqëruar nga Lana, qeni i tij i racës Hasky Siberian.

Asnjë ndjekje penale për luftimet në Ukrainë

Sipas ligjit serb, pjesëmarrja si vullnetar ose mercenar në një luftë jashtë vendit përbën vepër penale dhe dënohet me nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg. Dënimet janë edhe më të rënda për personat që marrin pjesë si pjesë e një grupi të organizuar ose që rekrutojnë të tjerë për t’iu bashkuar një konflikti të tillë.

Dinic nuk u ndoq kurrë penalisht për aktivitetet e tij në Ukrainë, të cilat, sipas publikimeve në rrjetet sociale, datojnë që nga viti 2014. Nuk dihet se sa kohë ai qëndroi në atë vend.

Ai kishte një histori të gjatë përplasjesh me sistemin serb të drejtësisë, me akuza që përfshinin vjedhje, shkelje të rregullave të trafikut dhe vepra penale të lidhura me drogën.

Në disa raste, Dinic iu nënshtrua vlerësimeve psikiatrike.

Njëri nga avokatët që e kishte përfaqësuar tha se besonte se përvoja e Dinic në Ukrainë kishte ndikuar në mënyrë vendimtare në personalitetin e tij.

“Ai ma përshkroi luftën në Ukrainë si një kasaphanw dhe një mashtrim,” tha avokati, i cili kërkoi të mbetej anonim.

“Nuk besoj se ai u rikuperua ndonjëherë nga ajo periudhë e jetës së tij dhe jam i bindur se atje pa dhe përjetoi gjëra të tmerrshme. Ai u bë edhe më i vetmuar, duke bërë një jetë gjithnjë e më kaotike. Ndërronte shpesh banesat dhe vendet e punës. Punoi në një pikë bastesh, si shpërndarës ushqimi dhe në pika karburanti.”

“Gjendja e tij emocionale ndryshonte vazhdimisht. Ai konsumonte marijuanë pothuajse çdo ditë, herë pas here edhe droga të tjera, si dhe pinte shpesh sasi të mëdha alkooli.”

Një tjetër veteran i luftës, i cili nuk e njihte personalisht Dinicin, tha se ishte “shumë e mundshme” që ai të vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).

“Lufta është diçka e tmerrshme,” tha veterani, i cili foli në kushte anonimiteti. “Copëzat e predhave dhe pjesët e trupave fluturojnë përreth teje, ndërsa çdo minutë pyet veten nëse do të jesh ti viktima e radhës. Askush nuk kthehet nga një luftë i pandryshuar.”

Sipas të dhënave të marra nga zyrat e Prokurorisë së Lartë Publike në Serbi, për periudhën 2014 deri në prill 2026, janë iniciuar 60 procedime penale për veprën e pjesëmarrjes në luftë ose konflikt të armatosur në një shtet të huaj, sipas nenit 386a të Kodit Penal, si dhe për organizimin e pjesëmarrjes në konflikte të tilla, sipas nenit 386b.

Të paktën 23 prej këtyre procedimeve janë nisur që nga viti 2022, kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Para kësaj, që nga viti 2014, Rusia kishte nxitur rebelimin e armatosur në Ukrainën lindore, po atë vit kur aneksoi Krimenë.

Prokurorët raportuan të paktën tre dënime që nga viti 2022, të bazuara në marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Vrasje për para

Pas vrasjes, Dinic u fsheh, por përfundimisht u arrestua teksa po shëtiste qenin e tij. Sipas hetimeve, kjo ishte e vetmja arsye që ai dilte nga shtëpia e sigurt që klani i Kavaçit kishte marrë me qira për të.

Ai pretendon se nuk i mori kurrë 100 mijë eurot që i ishin premtuar për kryerjen e vrasjes.

Fillimisht, Dinic refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve. Më pas u thye emocionalisht dhe shpërtheu në lot. Ai foli për shqetësimin që kishte për qenin e tij dhe për fatin e kafshës ndërsa ai ndodhej në burg. Autoritetet i gjetën qenit një strehim tjetër.

Avokati i caktuar nga gjykata e pyeti se si ishte ndier kur ishte kthyer nga Ukraina.

“Epo, për katër muajt e parë pasi u ktheva, pothuajse nuk kam qenë kurrë esëll,” u përgjigj Dinic. “Pjesën më të madhe të kohës isha i dehur, duke u përpjekur të bwja paqe me veten. Besoj se një pjesë e asaj që përjetova është ende brenda meje, megjithëse nuk e di me siguri. Është e vështirë. Është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Mendoj se tani për tani gjëja më e vështirë është të flasësh për veten.”

Aktualisht, Dinic ndodhet në paraburgim, në pritje të gjykimit.

Etiketa: Aleksandar DinicGoran RadomanKlani KavaçKlani ShkaljariLufta Rusi-UkraineSerbiZivko Bakic
Tjetri
SPAK

SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.