AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-oficeri i akuzuar për dekonspirim dënohet me 2.8 vjet burg

Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor ish- oficerin e Operacionales, Igli Haxhiaj për dekonspirim të informacioneve te një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 month më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 30 korrik deklarimin fajtor të ish-oficerit të sektorit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili u akuzua nga SPAK se u serviri informacione sekrete të hetimit tek anëtarët e një grupi kriminal, që kishte për detyrë që t’i mbante në vëzhgim.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka e deklaroi Haxhiajn fajtor për veprat penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, “Korrupsioni pasiv…” e “Shpërdorim i detyrës” dhe e dënoi atë me 4 vjet burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë një dënim të reduktuar prej 2 vitesh e 8 muajsh heqje lirie. Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues, për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas SPAK, hetimet e përbashkëta me drejtësinë italiane dhe zviceriane kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Anëtarët e këtij grupi operonin në territorin shqiptar dhe italian, duke importuar lëndë narkotike drejtpërdrejtë nga Amerika e Jugut dhe përmes rrugëve tregtare, duke hyrë në portet kryesore të Europës Veriore.

Në vitin 2019, kur ka filluar hetimi ndaj këtij grupi kriminal, i pandehuri Igli Haxhiaj ka qenë në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai ka qenë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të të dyshuarve për trafik lëndësh narkotike.

Ndërkohë që ka qenë duke vëzhguar të dyshuarit, Haxhiaj i ka bërë me dije njërit prej tyre se ka qenë objekt hetimesh dhe që po përgjoheshin. Në këmbim të informacioneve të dhëna, ai akuzohet se ka përfituar shumën prej 15 mijë eurosh.

Implikimi i punonjësve të policisë në aktivitete të krimit të organizuar është një problem shqetësues, i cili ka dalë në sipërfaqe gjatë hetimeve të bazuara në komunikimet e aplikacionit SKY ECC. Në më shumë se një rast, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur publikisht alarmin e korruptimit të zyrtarëve të policisë nga eksponentë të krimit të organizuar.

Etiketa: Atalanta ZeqirajBesmir StrokaGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarIgli HaxhiajMarinela Osmani
Tjetri
692527011 18105608069286119 8519470667311533027 n

“Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”: Drafti i PS pritet me kritika

photo 2026 09 02 21 35 41

Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët shqiptarë

21:41 | 05/09/2026
edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.