AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD ankimon në Kushtetuese marrëveshjen e huasë me SHBA-në

Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me padi për mënyrën e miratimit të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh në fushën e mbrojtjes, duke pretenduar se Kuvendi kishte kryer shtatë shkelje proceduriale.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 month më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Gazment Bardhi duke folur për gazetarët | Foto: LSA

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi të mërkurën se ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që ratifikon marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake, duke kërkuar shfuqizimin e tij si antikushtetues.

Kjo hua jepet në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF) dhe vjen në një moment kur Shqipëria po përpiqet të rrisë profilin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa synon që të organizojë në Tiranë samitin e ardhshëm të NATO-s.

Mazhoranca tha se fondi do të shtrihet në 12 vjet dhe do të përdoret për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ndërsa teksti u mbajt konfidencial dhe kaloi me procedurë të kontestuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Në ankesën e deputetëve demokratë pretendohet se Kuvendi ka bërë 7 shkelje proceduriale për miratimin e ligjit në seancën e së hënës me procedurë të përshpjetuar brenda 3 orëve nga njoftimi i deputetëve për aktin ligjor.

Duke njoftuar vendimin e opozitës për ta ankimuar, kreu i grupit, Gazment Bardhi, tha për mediat se opozita mbështet në parim marrëveshjen, pasi lidhet me modernizimin e Forcave të Armatosura dhe detyrimet e Shqipërisë në NATO, por kundërshton procedurën e ndjekur nga mazhoranca për miratimin e saj.

Sipas Bardhit, Kuvendi ka shkelur shtatë dispozita kushtetuese dhe të Rregullores, duke u mohuar deputetëve kohën për t’u njohur me tekstin e marrëveshjes, dokumentacionin financiar dhe të drejtën për debat dhe amendamente.

Ai argumentoi se projektligji u fut në rendin e ditës dhe u miratua brenda të njëjtës ditë, pa respektuar afatet minimale të përcaktuara nga Kushtetuta dhe vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita e kundërshtoi këtë proces në seancën plenare duke kërkuar mirëkuptimin e kryetarit të Kuvendit që të ndiqej procedura e rregullt.

“Për fat të keq, në fund nuk vendosi as Kushtetuta, as arsyeja, as mirëkuptimi,” tha Bardhi, duke shtuar se Kuvendi kishte luajtur edhe një tjetër herë rolin e noterit të qeverisë.

PD pretendon gjithashtu se qeveria krijoi artificialisht një procedurë urgjente, ndonëse marrëveshja ishte miratuar në parim më shumë se një muaj më parë, si dhe i hoqi opozitës mundësinë për të kërkuar kontroll kushtetues të marrëveshjes përpara ratifikimit.

Një tjetër argument lidhet me klasifikimin si sekret të marrëveshjes, pasi sipas Bardhit, mungesa e botimit në Fletoren Zyrtare e bën të pamundur hyrjen e saj në fuqi, në kundërshtim me kërkesat kushtetuese për marrëveshjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, PD publikoi të mërkurën të dhëna, sipas të cilave, vetëm 27 nga 140 deputetët kishin nënshkruar deklaratat e konfidencialitetit për t’u njohur me marrëveshjen, ndërsa nga 74 deputetët që votuan pro ratifikimit të saj, vetëm 19 rezultojnë të kenë pasur akses në dokument.

 

Etiketa: forcat e armatosuraGazment BardhiGjykata KushtetueseMarreveshja e huasePartia Demokratike
Tjetri
stavros flock before the culling courtesy of stravros family

Pas humbjes së tufave të bagëtive, Lesvosi përballet me një të ardhme të pasigurt

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.