AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 month më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
meta
Ish-Presidenti Ilir Meta në seancën e parë gjyqësore. Foto: LSA.

Monika Kryemadhi paraqiti të mërkurën para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë parashtrimet e saj lidhur me provat dhe dëshmitë që kërkon të administrohen nga gjykata në kuadër të akuzave të ngritura prej SPAK ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, bazuar në mesazhet telefonike dhe email-et e administruara në telefonin e sekuestruar në banesën e të pandehurës tjetër, Fatime Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme vlerëson se, nga verifikimi i komunikimeve të administruara në celularin e Kryemadhit, kjo e fundit dhe Meta kanë ndikuar tek ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, për favorizimin e biznesmenit Adrian Shatku për lidhjen e një marrëveshjeje interkonjeksioni me kompanitë e tij. Shatku është i afërm i Kryemadhit. Sipas SPAK, Kryemadhi komunikonte edhe me drejtorët, ndërkohë që përgjigjet dhe informacionet që merrte si anëtare e komisionit dhe si politikane, i kaloheshin edhe Shatkut.

E pandehura Kryemadhi deklaroi se i duhej të lexonte mesazhet e administruara si prova prej prokurorisë një e nga një, duke pretenduar se ato, në kontekstin e plotë të tyre, kundërshtojnë akuzën e ngritur prej SPAK. Sipas saj, akuza është e ndërtuar me interpretime dhe deduksione të ngritura mbi mesazhe të sekuestruara në mënyrë të paligjshme dhe, për rrjedhojë, duhej t’i shtjellonte të gjitha mesazhet.

Ajo vërejti se, megjithëse vetë SPAK vlerëson se është parashkruar vepra penale për çështjen që ka të bëjë me fibrat optike, sektor në të cilin kërkonte të investonte Shatku, e parashtron atë në kërkesën për gjykim. Kryemadhi parashtroi se komunikimet duhet të lexohen në rend kronologjik, prej nga vërtetohet se nuk provojnë ndikim të paligjshëm, por tregojnë debat institucional.

Lidhur me një mesazh ku ajo i shkruan Shatkut se materiali u ishte shpërndarë të gjithë ministrave, Kryemadhi pretendoi se nuk mund të jetë provë për ndikim, ashtu si vlerëson prokuroria, pasi dokumenti nuk u miratua.

Ajo parashtroi se mesazhet tregojnë se kishte zvarritje dhe burokraci të institucioneve, ndërsa nuk kishte asnjë ndikim, por diskutime institucionale.

Kryemadhi pretendoi se pjesë të mesazheve janë shkëputur, duke sjellë humbjen e logjikës së bisedës dhe se janë keqinterpretuar.

Ajo sqaroi se çështja për fibrat optike ishte diskutuar pasi ai sektor ishte monopol dhe Shatku kërkonte që t’i jepej mundësia të investonte ai dhe subjekte të tjera.

Sipas Kryemadhit, kur Shatku kishte dërguar një email ku shkruante se investitorët po humbisnin durimin, ajo i kishte dërguar një mesazh ku i sugjeronte që të ndiqte rrugën zyrtare, duke dërguar shkresë me postë në dikasterin përkatës. “Orientimi i një subjekti për t’iu drejtuar një institucioni kompetent, nuk është ushtrim ndikimi. … Nuk i kam kërkuar ministrit të Transportit të marrë vendim në favor të Adrian Shatkut; përkundrazi, i kam thënë Shatkut të ndjekë rrugën zyrtare. … Nuk provohet marrëveshje korruptive e ndikim i paligjshëm”, deklaroi Kryemadhi dhe shtoi se këto rrethana tregojnë për ndjekjen e procedurës administrative zyrtare nga ana e Shatkut.

Kryemadhi këmbënguli se akuza ndaj Metës lidhur me mesazhet e shkëmbyera prej saj me persona të tjerë është e pabazuar. Ajo nënvizoi se kishte shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. Po ashtu, nënvizoi se email-et i dërgoheshin edhe gjyqtares dhe ish-anëtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla, e cila në vitin 2014 ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu, vërejti se ngritja e grupit të punës lidhur me kërkesën e Shatkut rrëzon pretendimin e prokurorisë se ajo kishte ndërhyrë. Kryemadhi tha se komunikimet që kishte pasur me një prej anëtarëve të grupit të punës ishin kryer një vit para se të formohej ai grup pune.

Në mënyrë të përsëritur gjatë seancës, ajo theksoi se nuk qëndron asnjë provë që të vërtetojë akuzën e SPAK për ndikim, por e kundërta, se gjithçka është bërë në rrugë zyrtare.

Kryesuesi i trupit gjykues, Erjon Bani, i kërkoi disa herë që parashtrimet dhe kërkimet e provave të jenë të lidhura me objektin e akuzës, por Kryemadhi këmbënguli të parashtronte me detaje mesazhet e shkëmbyera, duke pretenduar se provohej e kundërta e asaj çfarë pretendon SPAK.

Sipas Kryemadhit, ajo nuk kishte kryer asnjë komunikim me Metën për këto çështje dhe u shpreh se nuk ka arsye që të ngrihet akuzë ndaj tij.

Ndërkohë, kërkoi që të thirren për të dëshmuar të gjithë personat me të cilët ka shkëmbyer mesazhe dhe email-e për çështjet që lidhen me biznesmenin Adrian Shatku. “Nëse dokumentacioni administrativ nuk ka shkelje dhe nëse akuza mbështetet në interpretimin e mesazheve, atëherë dëshmia e këtyre personave është e rëndësishme”, pohoi Kryemadhi.

Ajo kërkoi që të shqyrtohen nga gjykata të gjitha mesazhet dhe email-et dhe të thirret Adrian Shatku për të sqaruar objektin e komunikimeve mes tyre, se përse ai i shkruante vazhdimisht. Tjetër që kërkoi të thirret të dëshmojë është edhe kryeministri Edi Rama, për të shpjeguar lidhur me komunikimet që kishin pasur, si dhe pse kishte nënshkruar një vendim të qeverisë në vitin 2014 dhe një vendim të KKT-së. Po ashtu, kërkoi që Rama të pyetet nëse ishte ndikuar prej saj.

Kryemadhi kërkoi që të thirren e të pyeten si dëshmitarë edhe ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto; ish-ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito; Ermal Topalli, që ishte pjesë e grupit të punës për trajtimin e kërkesës së UNIFI të administruar nga Shatku, lidhur me projektin për fibrat optike; ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho; Albana Shtylla; Ema Çoku dhe Elona Guri.

Mbrojtësi ligjor i të pandehurit Ilir Meta kërkoi që deklarimet e Kryemadhit dhe provat e dëshmitë e kërkuara prej saj të vlerësohen nga gjykata në drejtim të pafajësisë së të përfaqësuarit prej tij.

Ai kërkoi po ashtu që të pyeten lidhur me këto çështje e pandehura Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama, Milena Harito dhe Pirro Xhixho. Po ashtu, avokati i Metës e cilësoi të paligjshme marrjen dhe kontrollin e celularit të Kryemadhit pa marrë më parë leje nga Kuvendi.

Në vijim, avokati i Metës kërkoi që të pyetet ekspertja financiare nëse i ka pasur të gjitha aktet kur ka hartuar analizën financiare, për të cilën tha se është e pabazuar.

I pandehuri Ilir Meta paraqiti deklarime, ku ndër të tjera theksoi se ai ka qenë dhe është kundër monopoleve. Meta deklaroi se do të kishte qenë absurde të ndërhynte për Shatkun, pasi, nëse do të kishte pasur dijeni për çfarë kërkohej, do të kishte iniciuar ndryshim ligjor. “Ai ka kërkuar heqjen e monopolit e të vendoste një shërbim në interes të të gjithëve dhe të futeshin të gjithë. Po ta dija, do të inicioja një ndryshim ligji dhe nuk kishte nevojë të merresha me Haxhinaston apo me Ermal Topallin”, deklaroi Meta, duke theksuar se këtë gjë do ta kishte zgjidhur me ligj në Parlament. “Por nuk kam pasur asnjë lloj ndërgjegjësimi apo interesi për këtë gjë”, tha Meta, ndërkohë që e cilësoi ndalimin e tij si rrëmbim të sajuar politikisht, para zgjedhjeve.

Gjykata shtyu seancën për më 10 shtator, në orën 11:00.

SPAK e akuzon Metën për aferën CEZ-DIA, kontratën e lobimit të LSI-së në SHBA dhe, së bashku me ish-bashkëshorten, për ndikimet për llogari të biznesmenit Samir Mane dhe Adrian Shatkut në këmbim të favoreve, pamundësinë financiare për blerjen e dy apartamenteve në ish-Bllok dhe mosdeklarimin e shpenzimeve – akuza që janë kundërshtuar nga Meta dhe Kryemadhi si të pabazuara dhe të inskenuara nga kundërshtarët politikë.

Tjetri
trump s world cup trophy stage moment sparks viral photo debate 696x464

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja synon të avancojë interesat e saj strategjike në Ballkan

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.