• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja e dy biznesmenëve në Vlorë, Lamallari: Policia reagoi menjëherë, autorët do të dalin para drejtësisë! Hita: Po verifikohen pretendimet (VIDEO)

by A. Q
04/09/2026 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë reaguar nga Kukësi lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku biznesmeni Vasil Bedinaj dyshohet se është kërcënuar.

Lamallari vlerësoi reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

“Pa hyrë në çështje operacionale, që i takojnë Policisë së Shtetit, ajo çfarë do të thoja me bindje është reagimi i menjëhershëm, i shpejtë i Policisë së Shtetit. Siç e tha drejtori, edhe tani që po flasim vijojnë veprimet hetimore. Pati menjëherë persona të arrestuar, persona të cilët janë ende në kërkim dhe besoj do gjenden dhe do të vihen para drejtësisë”, tha ministri.

Lamallari shtoi se Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të ligjit dhe të udhëzimeve të prokurorit të çështjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të ligjit dhe të gjithë udhëzimeve të prokurorit të çështjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe, patjetër, për vënien para përgjegjësisë të autorëve të përfshirë në këtë situatë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se forcat policore u angazhuan menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen.

“Ngjarja e Vlorës ishte një ngjarje ku, në marrjen e njoftimit në momentin e parë, u angazhuan shumë shpejt forcat policore dhe u bë i mundur ndalimi dhe kapja në flagrancë e disa prej autorëve, të cilët u vunë menjëherë në masën e arrestit në flagrancë”, deklaroi Hita.

Ai bëri të ditur se hetimet kanë vijuar për orë të tëra dhe se veprimet procedurale po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë.

“Është një ngjarje që vërtetë ka marrë vëmendje të madhe, por nga ana e Policisë, edhe në deklaratën e parë që u dha dje nga drejtori vendor, vazhdon verifikimi i pretendimeve të të gjitha palëve për kryerjen e veprimeve”, tha drejtori i Policisë së Shtetit.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi dinamikën e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë në përplasjen mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça.

Çfarë ndodhi në Orikum, zbardhet skema e kërcënimit, 5 në pranga dhe 6 në kërkim  

Policia e Vlorës, përmes një konference për mediat të mbajtur dje në mbrëmje (3 shtator), ka dhënë detaje të plota mbi incidentin e ndodhur në Orikum, ku u përfshinë biznesmenët Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, për shkaqe pronësie.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu, deklaroi se:

“Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.”

Ndreu shtoi se “duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë. Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.”

Ai sqaroi edhe dinamikën dhe hetimet paraprake.

“Rreth orës 12:00, një automjet tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe u përplas me barrierat në fshatin Peshkëpi. Në automjet ndodheshin Luan Muça dhe vëllezërit Klaudio e Mandrit Lleshaj. Muça dhe Mandrit Lleshaj u dëmtuan dhe u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë,” tha Ndreu.

Sipas asaj që Drejtori i Policisë së vlorës, më vonë, në Fier u ndalua një tjetër automjet i shpallur në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta, ku u gjetën fishekë pistolete dhe dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri. Po atë ditë, në bypass-in e Vlorës u gjet i djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se ishte përdorur nga autorët.

Më tej ai deklaroi se, nga hetimet rezultoi se Luan Muça, së bashku me persona të tjerë, kishte shkuar në hotelin e Vasil Bedinajt, ku nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike i kishin vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kishin kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Sakaq Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu deklaroi se:

“Në përfundim të veprimeve, policia arrestoi në flagrancë: Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë; Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë; Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar; Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre”.

Next Post
Kos anulon vizitën në Serbi, Byrne: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në!

Kos anulon vizitën në Serbi, Byrne: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com