• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magjistratët ultimatum Qeverisë për pagat: Keni afat deri në orën 16:00 për ta zgjidhur!

by A. Q
04/09/2026 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt institucional mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit ka shpërthyer këtë të premte, pas bllokimit të pagave të muajit gusht për magjistratët.

Situata ka arritur në një pikë kulmore, pasi institucionet e drejtësisë i kanë lënë afat Ministrisë së Financave deri në orën 16:00 për ekzekutimin e fondeve, në të kundërt paralajmërojnë padi penale.

Përplasja nisi pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratuan pagat referuese bazë në fund të muajit gusht, me zbatim nga 1 gushti 2026. Megjithatë, Thesari nuk ka kaluar pagesat, duke krijuar një ngërç financiar në të gjithë sistemin.

Sipas gazetarit Arsen Rusta, situata është përshkallëzuar në rang rrethesh ku prokurori të ndryshme, si ajo e Fierit dhe e Elbasanit, i janë drejtuar zyrtarisht Thesarit. Ato kanë paralajmëruar se çdo vonesë përbën konsumim të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë, nga verifikimet rezulton se institucionet e akuzës kanë fonde të mjaftueshme vetëm për pagat e muajve gusht dhe shtator.

Nga ana e tij, Ministri i Financave ka sqaruar përmes një letre dërguar KLGJ-së dhe KLP-së se pagesat nuk janë ndaluar, por problematika qëndron te metodologjia e përllogaritjes së paraqitur nga Këshilli. Ministria kërkon që dokumentacioni të rifshihet sipas skemës së përdorur deri në muajin korrik, duke premtuar se diferencat do të mbulohen sapo parlamenti të miratojë ndryshimet përkatëse.

Pavarësisht këtij sqarimi, sistemi i drejtësisë mbetet i palëkundur në kërkesën e tij për ekzekutimin e plotë të pagave brenda afatit të pasdites së sotme.

Next Post
Pas dh*nës ndaj Edi Kuçit, Prokuroria e Pejës merr vendim ndaj Jozefin Markut

Pas dh*nës ndaj Edi Kuçit, Prokuroria e Pejës merr vendim ndaj Jozefin Markut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com