75 Mall Live Search
17:49 / E Premte, 04 Shtator 2026 / F.R

Operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, mjekët heqin tumorin e përfshirë me struktura të mëdha vaskulare

Spitali i Pejës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për trajtimin e një tumori retroperitoneal bilateral, me përfshirje të strukturave të mëdha vaskulare.

“Masa tumorale kishte rrethuar aortën abdominale dhe venën kava inferiore, me shtrirje deri në nivelin e arterieve iliake, si dhe kishte përfshirë ureterin e majtë.

Pas një diseksioni të kujdesshëm dhe të kontrolluar, u arrit rezeksioni i plotë i tumorit, së bashku me veshkën e majtë të përfshirë, duke mundësuar heqjen në tërësi të masës tumorale”, thuhet në njoftim.

Ndërhyrja u realizua nga Dr. Kushtrim Fejza, urolog, dhe Dr. Bujar Vrella, kirurg, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Anestezionit dhe ekipin e sallës operative.

“Raste të tilla kërkojnë planifikim të mirëfilltë multidisiplinar, përvojë të avancuar kirurgjikale, koordinim maksimal të ekipit dhe menaxhim jashtëzakonisht të kujdesshëm të strukturave vaskulare dhe retroperitoneale”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës./IndeksOnline/