Ndërron jetë një person në Prishtinë, policia jep detaje
Një person ka ndërruar jetë papritur rreth orës 20:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku ka bërë të ditur se mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.
Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

