75 Mall Live Search
17:09 / E Premte, 04 Shtator 2026 / MSH1

A do të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun? Flet Gjini

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se thirrja e seancës konstituive për datën 9 shtator, është shkelje brutale e Kushtetutës.

Deklarimet, Gjini i bëri në një konferencë për media, raporton IndeksOnline.

I pyetur nga IndeksOnline se a është në kontakt me liderët e opozitës, për çështjen e presidentit, Gjini tha:

“Jo, të drejtën po iu tregoj. Nuk kemi qenë në kontakt për të paktën tri ose katër javët e fundit me krerët e opozitës, për këtë çështje është fjala. Por, që jemi taku – jemi taku për rrethana të ndryshme. Unë do të takohem shumë shpejt me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Besoj që do të takohem edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike, z. Abdixhiku, shumë shpejt. Do të provoj me e organizu një takim.

Ne duhet të fillojmë të bisedojmë mes vete, për shkak se sot është tepër e qartë, e unë po besoj që, edhe ata që kanë shpresu, ose që shpresa ua ka mujtë arsyen që me i besu këtij njeriu [Albin Kurti], sot e kanë kuptu për çka jemi tu folë” tha Gjini.