75 Mall Live Search
23:49 / E Premte, 04 Shtator 2026 / MSH1

KEK-u me tender të ri, kërkon mirëmbajtjen e sistemeve të ftohjes

Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur tender për mirëmbajtjen e sistemit të ftohjes në data qendrat e saj.

Sipas njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit është 24 mijë euro, ndërsa kontrata është paraparë të jetë kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh, raporton IndeksOnline.

Shërbimet do të realizohen në lokacionet e KEK-ut në Obiliq dhe Toskane, ndërsa operatori ekonomik që do të përzgjidhet do të jetë përgjegjës për servisimin e rregullt të sistemeve.

Dokumenti parasheh që servisimi i rregullt të kryhet katër herë brenda vitit, ndërsa për intervenimet me thirrje kërkohet reagim brenda dy orëve.

Në kuadër të kontratës duhet të përfshihen të gjitha shpenzimet, përfshirë orët e punës dhe materialet.

KEK ka përcaktuar si kriter për dhënien e kontratës çmimin më të ulët, ndërsa procedura do të zhvillohet përmes procedurës së hapur./IndeksOnline/