75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 04 Shtator 2026 / AR

Batatina konfirmon transferimin e Gashijanit në Turqi, kjo është skuadra “fatlume”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka konfirmuar transferimin e Elvir Gashijanit nga Llapi te skuadra turke, Bodrum FK.

Batatina ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me presidentin e klubit turk për transferimin e talentit kosovar.

Bodrum FK aktualisht renditet në vendin e 15-të në Ligën e Parë të Turqisë.

Batatina e ka cilësuar këtë transferim si një sukses për talentet e rinj të Llapit dhe një dëshmi të punës që po bëhet me gjeneratat e reja në klub. /IndeksOnline/