Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Krekëz të Kuçovës, ku një familje me gjashtë anëtarë është përballur me një episod të dhunshëm nga Policia.
Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ, disa efektivë të Policisë së Kuçovës, shoqërojnë me forcë në sy të fëmijëve kryefamiljarin, Dashnor Toska.
Sipas JOQ, shkak për ndërhyrjen e policisë është bërë suvatimi i mureve të banesës pa leje.
Familja Toska, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike dhe me një banesë të amortizuar ishin të detyruar të flinin jashtë për shkak të gjendjes së saj.
Por, në vend të ndihmës, familja thotë se është përballur me një ndërhyrje të dhunshme policore.
Siç shihet edhe nga pamjet, Dashnor Toska është marrë zvarrë dhe shoqëruar në sy të fëmijëve të cilët qajnë dhe bërtasin para efektivëve.
View this post on Instagram














