• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ishte protesta e 1 shtatorit një kthesë apo episod sporadik?

18:25 : 02/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

“Edi Rama, dil në bulevard. Atdheu është i yni, jo biznes privat”, thërrisnin protestuesit mbrëmjen e 1 shtatorit në rrugën pas Kryeministrisë.

Në ditën e 94-të të mobilizimit qytetar, protesta nisi si shumë mbrëmje të tjera: me grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Por, gjatë tubimit, mes pjesëmarrësve qarkulloi informacioni se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda Kryeministrisë.

Informacioni nuk solli një kthesë të organizuar në strategjinë e protestës. Ai shkaktoi një lëvizje të çastit: një pjesë e turmës u shkëput nga bulevardi dhe u vendos te dy hyrje-daljet e godinës.

“Protesta u nda. Shumica shkuan te hyrja e Kryeministrisë, pasi u mor vesh se Rama ishte aty. Policia u mobilizua dhe dukej se kishte tension në atmosferë që në fillim”, tha për Faktoje Mario Kuçi, protestues që ka qenë pjesë e protestës që prej ditës së parë.

Lizandër Saraçi, pjesë e grupit që lehtëson organizimin e protestës, tha se prania e shtuar e Policisë ishte vënë re më herët, kur disa nga organizatorët kishin shkuar pranë Kryeministrisë për të përgatitur podiumin dhe foninë. Sipas tij, më pas mes protestuesve u përhap lajmi se Rama do të ishte brenda godinës.

Lexo edhe:

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

“Kur erdhi momenti i protestës, protestuesit u vendosën te dy hyrje-daljet e kryeministrisë dhe i bllokuan”, tha Saraçi.

Policia, në njoftimin e saj, nuk e identifikoi Ramën me emër. Ajo konfirmoi vetëm se në godinë ndodheshin “personalitete të larta shtetërore” dhe se lëvizja e tyre ishte penguar.

Thirrjet e asaj mbrëmjeje u drejtuan pothuajse tërësisht kundër kryeministrit: “Arrestoni Ramën”, dhe “Dil në bulevard”. Dorëheqja e tij ka qenë kërkesa kryesore e protestës që në javët e para, por gjuha e përdorur më 1 shtator tregoi edhe një herë se kundërshtimi ndaj tij është personalizuar gjithnjë e më shumë.

Foto gjate protestes se 1 Shtatorit 

Përballja

Përballë protestuesve u vendos një kordon policor. Prania e efektivëve u shtua, ndërsa në zonë mbërritën forca me skafandra dhe pajisje për kontrollin e turmave të FSHN. Pranë godinës u pozicionua edhe një autobot uji.

“Policia erdhi me skafandra dhe me pajisjet që përdor kundër protestave. U shfaq edhe autoboti. Sa isha unë, nuk u përdor, por kishim frikë se mund të hidhej gaz lotsjellës ose që uji mund të ishte i përzier me spraj piperi”, tregoi Kuçi.

Ai tha se pa shtyrje mes protestuesve dhe efektivëve, por se qëndroi në distancë dhe nuk ndoqi të gjithë vijimësinë e përplasjes.

Saraçi e përshkroi ndryshe nga episodet e regjistruara më herët pranë Kuvendit.

“Protesta ka qenë shumë e paqtë. Nuk ka pasur asnjë lloj dhune të ushtruar nga protestuesit. Ne nuk pranuam të lëviznim dhe më pas nisën shoqërimet”, tha ai.

Pamjet e publikuara nga terreni tregojnë protestues të ulur në rrugë, shtyrje me kordonin dhe efektivë që përpiqen t’i zhvendosin. Ato tregojnë tensionin dhe kontaktin fizik.

Gjatë ndërhyrjes nisën shoqërimet. Raportimet e para dhanë shifra të ndryshme, ndërsa mëngjesin pasues Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht arrestimin e 14 personave dhe procedimin në gjendje të lirë të 3 të tjerëve.

Foto gjate protestes se 1 shtatorit

Policia

Sipas Policisë, një grup protestuesish bllokoi hyrje-daljet e Kryeministrisë dhe nuk iu bind për rreth 30 minuta thirrjeve me megafon për t’u shpërndarë e për të liruar rrugën. Policia pretendon se gjatë zhvendosjes disa protestues bënë “rezistencë aktive”, shtynë dhe goditën efektivët.

Arrestimet dhe procedimet iu referuan Prokurorisë për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, kundërshtimit të punonjësit të Policisë, prishjes së qetësisë publike dhe pengimit të qarkullimit.

Komisariatet

Pas arrestimeve, protestuesit u drejtuan për te komisariatet ku u shoqëruan të arrestuarit. Pamjet e publikuara nga mediat treguan një eskortë qeveritare që largohej nga Kryeministria pasi turma ishte zhvendosur drejt komisariateve.

Protestuesit u drejtuan fillimisht te komisariatet nr. 1 dhe nr. 3, ku mbaheshin të shoqëruarit. Ata thirrën “Lironi çunat”, “Lironi gocat” dhe “Lironi shqipet”.

Saraçi tha se gjashtë persona nga grupi që ka asistuar mbarëvajtjen e protestës që prej fillimit u shoqëruan, vetëm njëri u lirua. Sipas tij, pesë të tjerët vazhdojnë të mbahen në Komisariatin nr. 3. Policia, ndërkaq, njoftoi se të 14 personat ishin arrestuar në flagrancë. Masa e sigurisë ndaj tyre do të vlerësohet nga gjykata.

Të arrestuarit aktualisht ndodhen në Komisariatin nr. 3, në paraburgim. Kërkesa për lirimin e tyre po bëhet pa ndalim që dje nga protestues të ndryshëm dhe grupimet e tyre në rrjete sociale.

Dhuna policore

Gjatë shoqërimit, Dritan Goxhaj deklaroi përpara kamerave se po merrej “me urdhër të Ramës”. Aktivistja Arvina Lleshi pretendoi se ishte shoqëruar ndërsa ndodhej pranë një shkurreje dhe se Policia i kishte marrë telefonin.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, shkoi mbrëmjen e 1 shtatorit në Komisariatin nr. 1. Pas takimit me gjashtë të ndaluar, ai deklaroi se disa kishin shenja dhune në trup dhe pretendoi se atyre u ishin marrë telefonat, u ishin fshirë materiale dhe nuk u ishte shpjeguar arsyeja e ndalimit.

“Janë të rinj dhe të reja që janë ndaluar thjesht sepse protestonin kundër qeverisë”, deklaroi Shehaj, duke kërkuar lirimin e tyre.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar.

Arrestimet, kërkesa e re e mbrëmjes

Sidorela Vatnikaj, anëtare e grupit organizator dhe pjesëmarrëse në protesta që prej ditës së parë, publikoi emrat e 14 të arrestuarve dhe i cilësoi ndalimet të padrejta.

“Janë ndaluar padrejtësisht dhe po mbahen në burg”, shkruhej në publikimin e saj, i cili vijonte me thirrjen: “Sonte më shumë, për të kërkuar lirimin e protestuesve dhe REVOLUCION!”.

Edhe deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi lirimin e tyre, duke shkruar se “një protestë nuk tërhiqet zvarrë” dhe “një e drejtë nuk arrestohet”. Sali Berisha akuzoi Ramën se kishte urdhëruar ndërhyrjen e Policisë.

Edi Rama, ministrat dhe drejtuesit e Partisë Socialiste nuk kanë reaguar publikisht për protestën dhe arrestimet. Versioni i vetëm institucional mbetet ai i Policisë së Tiranës.

Një episod sporadik, jo kthesë

Saraçi tha se protestuesit presin një rigjallërim të pjesëmarrjes gjatë shtatorit, me kthimin e qytetarëve nga pushimet dhe të studentëve në Tiranë.

Për momentin, 1 shtatori shënoi një episod më të tensionuar dhe me pasoja penale brenda një proteste që vazhdon prej më shumë se tre muajsh.

Nga Jona Cenameri/ Faktoje.al

Etiketa: Edi Ramapoliciaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026
AKTUALITET

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026
AKTUALITET

Pas fjalimeve në Bulevard, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

21:20 : 05/09/2026
AKTUALITET

Pagat e magjistratëve/ Nuri: Alarm për shtetin e së drejtës! Të informohet Brukseli

21:01 : 05/09/2026
AKTUALITET

Është krizë përfaqësimi jo informimi

20:48 : 05/09/2026
Para

Erdogan paralajmëron Greqinë: Mos e merrni qetësinë e Turqisë për dobësi

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişpokerklaspusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet