Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit.
Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa një prej tyre, një mjet tip “Benz”, është përmbysur në rrugë.
Mes automjeteve të përfshira në përplasjen e fortë ndodhet edhe një Lamborghini me targa zvicerane.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Deri në këto momente, nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga përplasja.
Si pasojë e aksidentit, është krijuar trafik dhe qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të autostradës është bllokuar.














