Makina që shihni në foton e mësipërme është automjeti ku u gjet i pajetë, mëngjsesin e sotëm, 65-vjeçari Viktor Bardhi.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet xhami i mjetit është dëmtuar rëndë nga breshëria e plumbave.
Bardhi u gjet i pajetë rreth orës 09:00 në fshatin Ndërfushas, brenda automjetit të tij. Policia dyshon se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme në Mirditë. Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua në një atentat në Rrëshen në shtator të vitit 2023.
Pistë hetimi është edhe hakmarrja mes fiseve Bardhi-Reçi.

Ndërkohë, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit është gjetur i djegur, çka po hetohet si pjesë e dinamikës së ngjarjes dhe përpjekjeve për të zhdukur gjurmët.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon mbledhjen e provave dhe veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
LEXO EDHE:














