• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëmet mjedisore nën lupë, miratohen kriteret e reja për ndotjen dhe rrezikun

19:30 : 02/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e 2 shtatorit 2026 një paketë vendimesh dhe projektligjesh që prekin disa fusha, nga mbrojtja e mjedisit dhe rindërtimi, te siguria publike dhe administrimi fiskal.

Në fokus të vendimeve të sotme është përcaktimi i kritereve për identifikimin dhe vlerësimin e kërcënimeve ndaj mjedisit, si dhe mënyra se si do të përcaktohet dëmi mjedisor dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin apo rehabilitimin e tij.

Si do të vlerësohet dëmi në mjedis

Sipas vendimit të miratuar, dëmi mjedisor do të vlerësohet në raport me gjendjen që do të kishte burimi natyror nëse dëmi nuk do të kishte ndodhur.

Në këtë kategori përfshihen dëmtimet ndaj llojeve të mbrojtura dhe habitateve natyrore, ujërave dhe tokës.

Për ujërat do të merret në konsideratë ndikimi në statusin ekologjik, kimik apo sasior, ndërsa për tokën do të vlerësohet veçanërisht ndotja që mund të krijojë rrezik të konsiderueshëm për shëndetin e njeriut.

Lexo edhe:

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

Vlerësimi do të marrë parasysh edhe shkallën e dëmit, përhapjen territoriale, kohëzgjatjen, mundësinë e rikuperimit natyror dhe ndikimin e mundshëm te shëndeti i njerëzve.

Kriteret për përcaktimin e një kërcënimi të menjëhershëm

Qeveria ka përcaktuar gjithashtu kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohet nëse ekziston një kërcënim i menjëhershëm për dëmtimin e mjedisit.

Ndër elementet që do të shqyrtohen janë natyra dhe rrezikshmëria e substancave ndotëse, probabiliteti që dëmi të ndodhë, afërsia me burime ujore, zona të mbrojtura apo të banuara, si dhe mënyrat e mundshme të përhapjes së ndotjes në ajër, ujë, tokë apo zinxhirin ushqimor.

Në vlerësim do të përfshihen edhe gjendja teknike dhe niveli i sigurisë së instalimeve, historiku i incidenteve dhe rreziku i mundshëm për shëndetin e njeriut.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të ketë një rol kryesor në këtë proces. Ajo do të duhet të përcaktojë burimin e mundshëm të kërcënimit ose dëmit, operatorin përgjegjës, burimin natyror të prekur dhe mundësinë e përhapjes së ndotjes.

AKM duhet të argumentojë vendimet

Vendimi përcakton edhe afate për veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në rast të pranimit ose refuzimit të një kërkese për veprim, AKM duhet të njoftojë palët përkatëse brenda 10 ditëve pune dhe të argumentojë vendimin e saj.

Pas përcaktimit të dëmit mjedisor, palëve dhe personave të prekur do t’u jepet mundësia të paraqesin vërejtjet e tyre përpara miratimit të masave rehabilituese.

Çdo vendim për masa parandaluese ose rehabilituese duhet të përmbajë bazën faktike dhe ligjore, ndërsa palët duhet të informohen edhe për të drejtën e ankimit.

Ndryshime edhe për rindërtimin dhe ekonominë malore

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar edhe ndryshime në vendimet që lidhen me zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak.

Gjithashtu, janë përcaktuar përdorime të fondit të rindërtimit për ndërhyrje në forcimin e banesave në Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë.

Medalja e Shërbimit të Rendit Publik

Një tjetër vendim përcakton kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik, duke vendosur kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen rastet për dhënien e këtij vlerësimi.

Projektligjet për marrëveshjet fiskale

Këshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtu disa projektligje që lidhen me marrëdhëniet fiskale ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për marrëveshjet e Shqipërisë me Lituaninë dhe Gjermaninë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.

Në mbledhje është miratuar edhe një projektligj që parashikon ndryshime në kuadrin ligjor për administrimin e objekteve të konfiskuara për shkak të ndërtimeve pa leje.

Vendimet e miratuara hyjnë në fuqi sipas përcaktimeve përkatëse ligjore dhe, në rastet kur parashikohet, pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

VENDIMET

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KRITEREVE NË BAZË TË TË CILAVE BËHET VLERËSIMI I KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM DHE PËRCAKTIMI I DËMIT NË MJEDIS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 50, të ligjit nr.10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
  2. Ky vendim miraton kriteret për vlerësimin e kërcënimit të menjëhershëm për dëm në mjedis dhe për përcaktimin e dëmit në mjedis, me qëllim zbatimin e masave parandaluese dhe rehabilituese, në përputhje  me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
  3. Për qëllime të këtij vendimi, termat e përdorur në këtë vendim kanë kuptimin që u jepet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
  4. a) “Dëm” konsiderohet çdo ndryshim negativ i matshëm në një burim natyror ose çdo cenim i matshëm i shërbimeve të ofruara nga një burim natyror, i shkaktuar drejtpërdrejt ose tërthorazi;
  5. b) “Dëm mjedisor” konsiderohet:
  6. dëmtimi i llojeve të mbrojtura dhe i habitateve natyrore, që përfshin çdo  dëm që ka ndikime të konsiderueshme negative në arritjen ose ruajtjen e statusit të favorshëm të ruajtjes së këtyre habitateve ose llojeve. Këto ndikime vlerësohen në raport me gjendjen e mëparshme, duke marrë parasysh kriteret e përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Dëmtimi i llojeve të mbrojtura dhe i habitateve natyrore nuk përfshin ndikimet negative të identifikuara paraprakisht, të cilat rrjedhin nga një veprim i operatorit, i autorizuar shprehimisht nga autoritetet kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit, habitateve dhe llojeve të mbrojtura;
  7. dëmtimi i ujërave, që përfshin çdo dëm me ndikim të konsiderueshëm negativ në statusin ekologjik, kimik ose sasior, apo në potencialin ekologjik të ujërave, në përputhje me legjislacionin në fuqi për burimet ujore, si dhe në gjendjen mjedisore të ujërave detare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit detar. Dëmtimi i ujërave nuk përfshin ndikimet negative të lejuara, në përputhje me përjashtimet e parashikuara nga legjislacioni përkatës në fuqi;

iii. dëmtimi i tokës, që përfshin çdo ndotje të tokës, e cila krijon një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin e njeriut, si pasojë e futjes së drejtpërdrejtë ose të tërthortë të substancave, preparateve, organizmave ose mikroorganizmave në, mbi ose nën tokë.

  1. c) “Gjendje e mëparshme” konsiderohet gjendja e burimeve natyrore dhe e shërbimeve të tyre në kohën e shkaktimit të dëmit, e cila do të kishte ekzistuar nëse dëmi në mjedis nuk do të kishte ndodhur, e vlerësuar mbi bazën e informacionit më të mirë të disponueshëm;

ç) “Kërcënim i menjëhershëm për dëm mjedisor” konsiderohet mundësia e mjaftueshme që një dëm i tillë të ndodhë në të ardhmen e afërt;

  1. d) “Masa parandaluese” konsiderohen të gjitha masat e marra në përgjigje të një ngjarjeje, veprimi ose mosveprimi, që ka krijuar një kërcënim të menjëhershëm për dëm në mjedis, me qëllim parandalimin ose minimizimin e këtij dëmi;
  2. dh) “Shërbime të ofruara nga burimet natyrore” konsiderohen funksionet që kryhen nga një burim natyror, në dobi të një burimi tjetër natyror ose të publikut;
  3. e) “Veprimtari profesionale” konsiderohet çdo veprimtari e ushtruar në kuadër të një aktiviteti ekonomik ose biznesi, publik ose privat, fitimprurës ose jofitimprurës.

3.Ky vendim nuk zbatohet për dëmin në mjedis ose për kërcënimin e menjëhershëm për një dëm të tillë, kur dëmi ose kërcënimi i menjëhershëm është:

  1. a) pasojë e një konflikti të armatosur, armiqësie, lufte civile ose kryengritjeje;
  2. b) rezultat i aktiviteteve, qëllimi kryesor i të cilave është mbrojtja kombëtare ose siguria ndërkombëtare apo i aktiviteteve, qëllimi i vetëm i të cilave është mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore;
  3. c) pasojë e dëmeve që vijnë nga një incident, për të cilin përgjegjësia ose dëmshpërblimi bien brenda fushës së zbatimit të konventave ndërkombëtare, të ratifikuara në Republikën e Shqipërisë;

ç) pasojë e rreziqeve nukleare, që rrjedhin nga veprimtari të mbuluara nga instrumentet përkatëse ndërkombëtare në fushën e energjisë bërthamore, ose nga një incident apo veprimtari për të cilin përgjegjësia ose kompensimi bien brenda fushës së zbatimit të ndonjë prej instrumenteve ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

  1. Zbatimi i këtij vendimi nuk cenon të drejtën e operatorit për të kufizuar përgjegjësinë e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon kufizimin e përgjegjësisë për kërkesat detare dhe për veprimtaritë e lundrimit të brendshëm.
  2. Në rastet e ndotjes me karakter difuz, ky vendim zbatohet vetëm kur është e mundur të përcaktohet një lidhje shkakësore midis dëmit në mjedis ose kërcënimit të menjëhershëm për një dëm të tillë dhe veprimtarive të operatorëve individualë.
  3. KRITERET PËR VLERËSIMIN E KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM DHE TË MENJËHERSHËM TË DËMIT MJEDISOR
  4. Vlerësimi i ekzistencës së një kërcënimi të menjëhershëm për dëm mjedisor bazohet në këto kritere, për aq sa janë të zbatueshme, sipas rastit:
  5. a) Natyra, sasia, përqendrimi dhe rrezikshmëria e substancave ndotëse ose e faktorëve të tjerë dëmtues;
  6. b) Probabiliteti që dëmi të ndodhë dhe afati kohor, brenda të cilit ai mund të ndodhë;
  7. c) Afërsia me burime ujore, habitate natyrore, lloje të mbrojtura, zona të mbrojtura, zona të banuara ose zona të tjera të ndjeshme mjedisore;

ç) Ekzistenca e rrugëve të mundshme të përhapjes së ndotjes ose të faktorëve dëmtues në ajër, ujë, tokë, habitate ose zinxhir ushqimor;

  1. d) Gjendja teknike, niveli i sigurisë dhe funksionimi i instalimeve, pajisjeve, proceseve ose sistemeve të kontrollit;
  2. dh) Shkalla e mundshme e dëmit, përhapja territoriale, kohëzgjatja dhe mundësia e rikuperimit natyror;
  3. e) Rreziku i mundshëm për shëndetin e njeriut;

ë) Historiku i incidenteve, mosfunksionimeve, shkeljeve ose ngjarjeve të ngjashme të lidhura me veprimtarinë e operatorit.

  1. Vlerësimi i kërcënimit të menjëhershëm për dëm në mjedis kryhet, rast pas rasti, mbi bazën e informacionit më të mirë të disponueshëm, të dhënave teknike, inspektimeve në terren, analizave laboratorike, të dhënave të monitorimit dhe çdo informacioni tjetër të nevojshëm. Agjencia Kombëtare e Mjedisit gjatë procesit të vlerësimit përcakton të paktën:
  2. a) burimin e mundshëm të kërcënimit ose të dëmit;
  3. b) veprimtarinë profesionale dhe operatorin ose operatorët e mundshëm të lidhur me këtë burim;
  4. c) burimin natyror ose shërbimin e burimit natyror që mund të preket;

ç) rrugët e mundshme të përhapjes së ndotjes ose të faktorëve dëmtues;

  1. d) mundësinë, afatin kohor dhe shkallën e ndodhjes së dëmit;
  2. dh) nevojën për masa parandaluese ose për vijimin e procedurës për përcaktimin e dëmit në mjedis, sipas rastit.
  3. Për qëllime të vlerësimit, merren në konsideratë:
  4. a) përshkrimi i ngjarjes, incidentit, veprimit ose mosveprimit, që ka krijuar kërcënimin ose dëmin;
  5. b) vendndodhja, hartat, koordinatat dhe përhapja e mundshme territoriale e ndikimit;
  6. c) të dhënat për substancat, preparatet, organizmat, mikroorganizmat ose faktorët e tjerë dëmtues;

ç) lejet, autorizimet, raportet e vetëmonitorimit, raportet e inspektimit dhe të dhënat e shkarkimeve ose emetimeve;

  1. d) rezultatet e analizave laboratorike, matjeve në terren dhe të monitorimit mjedisor;
  2. dh) të dhënat për gjendjen e mëparshme të burimeve natyrore dhe të shërbimeve të tyre;
  3. e) informacioni për llojet e mbrojtura, habitatet natyrore, ujërat, tokën dhe zonat e ndjeshme që mund të preken;

ë) masat e marra ose të propozuara nga operatori për parandalimin, kufizimin ose kontrollin e dëmit.

  1. Për përcaktimin e lidhjes shkakësore, ndërmjet dëmit në mjedis ose kërcënimit të menjëhershëm për një dëm të tillë dhe veprimtarisë së operatorit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (në vijim AKM) bazohet, ndër të tjera, në:
  2. a) lidhjen kohore ndërmjet veprimtarisë, incidentit, emetimit ose shkarkimit dhe shfaqjes së dëmit apo kërcënimit;
  3. b) lidhjen hapësinore ndërmjet burimit të mundshëm të ndotjes dhe burimit natyror të prekur;
  4. c) përputhjen ndërmjet natyrës së substancave ose faktorëve dëmtues dhe llojit të dëmit të konstatuar;

ç) rrugët e mundshme të transportit ose përhapjes së ndotjes në ajër, ujë, tokë, habitate ose në zinxhirin ushqimor;

  1. d) rezultatet e monitorimit, analizave laboratorike, modelimeve teknike ose vlerësimeve të ekspertëve;
  2. dh) ekzistencën ose mungesën e shkaqeve alternative të arsyeshme për dëmin e konstatuar.
  3. Kërkesa drejtuar AKM-së shoqërohet me informacionin dhe të dhënat përkatëse, që mbështesin vëzhgimet e paraqitura.
  4. AKM-ja, në rastin e pranimit ose refuzimit të kërkesës për veprim, njofton brenda 10 (dhjetë) ditëve punë, palët përkatëse dhe jep arsyet e vendimit. Vendimi i AKM-së duhet të jetë i argumentuar dhe të mbështetet në kriteret e përcaktuara në këtë vendim.
  5. Pas përcaktimit të dëmit mjedisor dhe përpara miratimit të masave rehabilituese, AKM-ja, brenda 7 (shtatë) ditëve punë fton palët e përmendura, si dhe personat, në pronën e të cilëve do të zbatohen masat të paraqesin vëzhgimet e tyre. Këto vëzhgime merren në konsideratë gjatë vendimmarrjes.
  6. Masat e marra nga AKM-ja nuk përjashtojnë dhe nuk kufizojnë përgjegjësinë e operatorit për dëmin mjedisor.
  7. Çdo vendim i AKM-së për marrjen e masave parandaluese ose rehabilituese duhet të jetë i arsyetuar dhe të përcaktojë bazën faktike e ligjore mbi të cilën mbështetet. AKM-ja informon operatorin për të drejtën e ankimit, mjetet juridike dhe afatet përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  8. Çdo vlerësim ose vendim i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për kërcënimin e menjëhershëm ose dëmin në mjedis përmban, së paku:
  9. a) përshkrimin e ngjarjes, veprimtarisë ose rrethanave që kanë krijuar kërcënimin ose dëmin;
  10. b) identifikimin e operatorit ose operatorëve të mundshëm, kur kjo është e mundur;
  11. c) burimin natyror ose shërbimin e burimit natyror të prekur ose që rrezikon të preket;

ç) të dhënat dhe provat mbi të cilat mbështetet vlerësimi;

  1. d) analizën e lidhjes shkakësore;
  2. dh) vlerësimin e rëndësisë së dëmit ose të mundësisë së ndodhjes së tij;
  3. e) bazën ligjore dhe faktike të vendimit;

ë) masat parandaluese që kërkohen dhe, kur është e nevojshme, referimin te masat rehabilituese të propozuara ose të miratuara;

  1. f) afatet për zbatimin e masave, kur ato përcaktohen;
  2. g) të drejtën e ankimit dhe afatet përkatëse.
  3. Vlerësimi ose vendimi dokumentohet, sipas rastit, duke u bazuar në formatin e përcaktuar në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, pa cenuar marrjen në konsideratë të çdo informacioni tjetër të nevojshëm.
  4. Kur dëmi në mjedis prek ose mund të prekë territorin e një shteti tjetër, AKM-ja bashkëpunon me autoritetet përkatëse të atij shteti dhe shkëmben informacionin e nevojshëm. Në rast se dëmi ka origjinën në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mund të prekë një shtet tjetër, AKM-ja njofton në kohë autoritetet përkatëse të shtetit që mund të preket mbi natyrën e dëmit, burimin e mundshëm dhe masat e ndërmarra ose të propozuara.

III.  KRITERET PËR PËRCAKTIMIN E DËMIT MJEDISOR

  1. Përcaktimi i dëmit mjedisor kryhet në raport me gjendjen e mëparshme të burimeve natyrore dhe të shërbimeve të tyre, bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë vendim dhe në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
  2. Rëndësia e dëmit vlerësohet duke marrë parasysh:
  3. a) shkallën dhe përhapjen e ndikimeve negative;
  4. b) kohëzgjatjen e tyre;
  5. c) kapacitetin e burimeve natyrore për rikuperim natyror;

ç) ndikimin në shëndetin e njeriut, kur është i provuar.

  1. Për dëmtimin e llojeve të mbrojtura dhe të habitateve natyrore, vlerësimi i dëmit kryhet duke marrë parasysh kriteret e shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në veçanti ndikimin në statusin e favorshëm të ruajtjes, rolin ekologjik të zonës së dëmtuar, rrallësinë e llojit ose habitatit, kapacitetin për rigjenerim natyror dhe mundësinë e rikuperimit brenda një periudhe të shkurtër kohore.
  2. Për dëmtimin e ujërave, vlerësimi kryhet duke marrë parasysh ndikimin e dëmit në statusin ekologjik, kimik ose sasior, potencialin ekologjik të ujërave, si dhe në gjendjen mjedisore të ujërave detare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për burimet ujore dhe mbrojtjen e mjedisit detar.
  3. Për dëmtimin e tokës, vlerësimi kryhet duke marrë në konsideratë nëse ndotja krijon rrezik të konsiderueshëm për shëndetin e njeriut, si pasojë e futjes së drejtpërdrejtë ose të tërthortë të substancave, preparateve, organizmave ose mikroorganizmave në, mbi ose nën tokë. Në këtë vlerësim merren në konsideratë natyra dhe përqendrimi i ndotësve, përdorimi aktual ose i pritshëm i tokës, rrugët e ekspozimit dhe grupet e popullsisë që mund të preken.
  4. DISPOZITA TË FUNDIT
  5. Zbatimi i këtij vendimi bëhet pa cenuar dispozitat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit, si dhe aktet e tjera nënligjore, të miratuara në zbatim të tij, për përgjegjësinë mjedisore, masat parandaluese dhe rehabilituese, përcaktimin e kostove dhe sigurimin e fondeve për kompensimin e dëmit në mjedis.
  6. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

V E N D I M PËR  MIRATIMIN E LISTËS SË VEPRIMTARIVE QË KONSIDEROHEN  SI TË RREZIKSHME PËR MJEDISIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 3, të                 nenit 50, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e listës së veprimtarive që konsiderohen si të rrezikshme për mjedisin, të përcaktuara sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe  është pjesë përbërëse e tij.
  2. Lista e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, zbatohet pa cenuar detyrimet e tjera që rrjedhin nga legjislacioni sektorial në fuqi. Veprimtari të rrezikshme për mjedisin konsiderohen veprimtaritë ekonomike ose profesionale që, për nga natyra e rrezikut ndaj burimeve natyrore, përmasat, teknologjia ose substancat e përdorura, paraqesin rrezik të lartë për dëme mjedisore dhe sjellin përgjegjësi mjedisore, sipas legjislacionit në fuqi, duke shkaktuar:
  3. a) dëme ndaj burimeve natyrore;
  4. b) ndotje të ujërave, tokës dhe ajrit;
  5. c) dëmtim të biodiversitetit dhe habitateve të mbrojtura;

ç)   rrezik për shëndetin e njeriut.

  1. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Etiketa: Edi Ramakeshilli i ministravembrojtjeMjedisrendvendime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026
AKTUALITET

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026
AKTUALITET

Pas fjalimeve në Bulevard, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

21:20 : 05/09/2026
AKTUALITET

Pagat e magjistratëve/ Nuri: Alarm për shtetin e së drejtës! Të informohet Brukseli

21:01 : 05/09/2026
AKTUALITET

Është krizë përfaqësimi jo informimi

20:48 : 05/09/2026
AKTUALITET

“Pushtet i rrezikshëm”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

19:57 : 05/09/2026
Para

Qeveria bllokoi pagat e magjistratëve/ Sadushi letër Ramës: Na jepni paratë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişpokerklaspusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet