Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz të Mirditës.
Sipas drejtorit të Policisë së Lezhës, Ermal Muça, rreth 20 minuta pas vrasjes, në fshatin Rrëshen, pranë Rubikut, është gjetur një automjet i djegur që dyshohet se u përket autorëve.
Pranë zonës, është konstatuar një person si i dyshuar në ngjarje dhe është shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje.
“Rreth orës 8:55 jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas në Mirditë.
Kemi ndërtuar grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje, nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar që një shtetas është vrarë në automjetin e tij, është shtetasi Viktor Marku, datëlindja 1961.
Rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Rrej afër Rubikut, është djegur një automjet ku është një grup hetimor i dytë, po fiksohen provat, po pyeten dëshmitarët. Kemi një të shoqëruar dhe një pistë hetimi”, tha ai.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vrasjes.
LEXO EDHE:














