Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi ishte person i shpallur në kërkim. Në pranga ra shtetasi Andrea Rubati, banues në Sarandë.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.”– njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.














