• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rriten sulmet seksuale online ndaj fëmijëve, UNICEF publikon shifra shqetësuese

09:15 : 03/09/2026
në BOTA

Prej kohësh dihet se interneti nuk është një vend i sigurt për fëmijët dhe adoleshentët.

Mediat sociale tërheqin vëmendjen e njerëzve të të gjitha moshave përmes algoritmeve të sofistikuara dhe vazhdimisht u shfaqin përmbajtje që mund të jenë të rrezikshme për të rinjtë.

Studime të ndryshme kanë treguar lidhje midis të ashtuquajturit doomscrolling dhe rritjes së rrezikut për probleme psikologjike, deri te mendimet vetëvrasëse tek adoleshentët. Madje, tendencat në TikTok herë pas here glorifikojnë drejtpërdrejt sjellje që dëmtojnë vetveten.

Në Shtetet e Bashkuara, Meta, kompania pronare e Instagram-it dhe Facebook-ut, shmangu në fund të gushtit një vendim gjyqësor përmes një marrëveshjeje. Meta do t’u paguajë rreth 14,3 miliardë euro shteteve paditëse dhe do të kufizojë përdorimin e platformave të saj nga të rinjtë në dy orë në ditë; gjatë natës qasja do të bllokohet plotësisht.

Një studim i UNICEF-it tani e përqendron vëmendjen te një rrezik tjetër me të cilin fëmijët dhe adoleshentët përballen vazhdimisht në botën digjitale: abuzimet seksuale në internet janë bërë një fenomen masiv. Një në pesë të rinj mes moshës 12 dhe 17 vjeç ka përjetuar një formë të ngacmimit ose sulmit seksual gjatë vitit të kaluar. Ky është një nga përfundimet kryesore të anketimit përfaqësues të zhvilluar në 21 vende.

Lexo edhe:

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria dështoi të institucionalizojë reformat në industrinë nxjerrëse

Raporti i KLSH-së/ Shqipëria pa mekanizma funksionalë për luftën kundër varfërisë

Cilat janë gjetjet kryesore?

Raporti i UNICEF-it, i cili iu vu në dispozicion paraprakisht DW-së, paraqet një tablo të detajuar se si ndodhin zakonisht këto abuzime.

“Shpesh gjithçka fillon pa asnjë paralajmërim”, shkruajnë autorët. “Një bisedë shndërrohet në presion, dhe presioni në një kurth.”

Stereotipi i të panjohurit që ngacmon fëmijët në internet është i saktë vetëm në 16% të rasteve. Shumica e autorëve, plot 57%, janë persona që viktimat i njohin tashmë, si miq, anëtarë të familjes ose partnerë romantikë. Në 27% të rasteve, të anketuarit nuk mundën të identifikonin personin që fshihej pas profilit online.

Autorët e këtyre veprimeve mund të jenë si të rritur ashtu edhe të mitur, dhe në shumë raste abuzimi nuk kufizohet vetëm në hapësirën digjitale, por ndodh paralelisht edhe në jetën reale.

Platformat e mëdha sociale janë portat kryesore për këto abuzime. Sipas raportit, 60% e rasteve ndodhin në këto platforma, kryesisht në Facebook, WhatsApp dhe Instagram të kompanisë Meta, të ndjekura nga Snapchat, TikTok dhe YouTube. Për më tepër, 14% e të anketuarve përmendën lojërat online, të cilat shpesh kanë kanale të veçanta për mesazhe private, si vende ku kanë ndodhur abuzimet.

Autorët shpesh ushtrojnë presion mbi viktimat. Njëkohësisht, ndjenja e turpit ua vështirëson të prekurve të kërkojnë ndihmë. Plot 41% e të anketuarve nuk i treguan askujt për përvojat e tyre. Për ata që kërkuan mbështetje, personat e parë të besuar ishin miqtë, vëllezërit dhe motrat ose nënat.

Si u mblodhën të dhënat?

Raporti bazohet në anketime me rreth 21.000 të rinjve të moshës 12 deri në 17 vjeç që përdorin rregullisht internetin. Sipas UNICEF-it, kampioni përfaqëson përdoruesit e internetit të kësaj grupmoshe në secilin prej vendeve të përfshira.

Anketimet u zhvilluan në 21 vende. Të dhënat nga Etiopia, Indonezia, Kamboxhia, Kenia, Malajzia, Mozambiku, Namibia, Filipinet, Tanzania, Tajlanda, Uganda dhe Vietnami ishin mbledhur tashmë gjatë viteve 2020 dhe 2021 dhe ishin analizuar në një raport më të hershëm. Më vonë u shtuan të dhëna nga Armenia, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane, Meksika, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Pakistani dhe Serbia.

Përveç anketimeve, raporti përfshin edhe intervista të zgjeruara me 100 të rinj që kishin përjetuar abuzim gjatë fëmijërisë.

A përputhen këto të dhëna me studime të tjera?

Ata që ndjekin kërkimet në këtë fushë nuk do të befasohen nga përmasat e problemit.

Sondazhi EU Kids Online Survey i vitit 2020, i realizuar në 19 vende evropiane, tregoi se 22% e pjesëmarrësve kishin marrë mesazhe me përmbajtje të seksualizuar.

Një studim spanjoll i kryer gjatë viteve 2021-2022 në shtatë shkolla të mesme zbuloi se 21% e vajzave të anketuara përjetonin herë pas here ngacmime seksuale në internet, ndërsa 5% i përjetonin shpesh. Përqindjet te djemtë ishin pak më të ulëta.

Ndërkohë, sipas një ankete të Pew Research Center nga viti 2022, 17% e të rinjve amerikanë të moshës 13 deri në 17 vjeç deklaruan se kishin marrë online imazhe eksplicite pa pëlqimin e tyre. Studimi nuk specifikonte nëse këto imazhe ishin me përmbajtje seksuale apo përmbanin forma të tjera materiali shqetësues, si dhuna.

Çfarë rekomandon UNICEF-i për ta bërë internetin më të sigurt?

Autorët e raportit u bëjnë thirrje qeverive, kompanive teknologjike dhe aktorëve të tjerë të ndërmarrin masa për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve dhe adoleshentëve në botën digjitale. Ndër rekomandimet kryesore janë:

Platformat digjitale duhet të projektohen në mënyrë më të sigurt, me mbrojtje më të fortë të privatësisë së të miturve.

Ligjet kombëtare dhe mekanizmat e ndjekjes penale duhet të forcohen dhe boshllëqet ligjore të mbyllen.

Duhet të krijohen sisteme të besueshme raportimi dhe mbështetjeje për të rinjtë.

Raporti mund të shërbejë si një argument shtesë në debatin që vazhdon në shumë vende perëndimore lidhur me kufizimet ose ndalimet e mediave sociale për të miturit.

Australia, në dhjetor 2025, u bë vendi i parë në botë që vendosi një kufi moshe për përdorimin e mediave sociale në emër të mbrojtjes së të rinjve: personat nën 16 vjeç nuk lejohen të kenë llogari, dhe platformat janë të detyruara ta monitorojnë këtë. Në Mbretërinë e Bashkuar një kufi i tillë do të hyjë në fuqi nga viti 2027.

Në Bashkimin Evropian, Franca ishte vendi i parë që miratoi një kufi moshe prej 15 vjetësh, por ligji i miratuar u pezullua pak javë më parë nga Këshilli Kushtetues.

Në Gjermani, një komision ekspertësh propozoi në qershor një model të shkallëzuar me kufij moshe, verifikim të moshës dhe detyrime më të rrepta për platformat digjitale. /DW

Etiketa: ngacmime seksuale onlineraportUNICEF

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria dështoi të institucionalizojë reformat në industrinë nxjerrëse

15:34 : 07/08/2026
AKTUALITET

Raporti i KLSH-së/ Shqipëria pa mekanizma funksionalë për luftën kundër varfërisë

15:38 : 31/07/2026
AKTUALITET

Raporti i DASH ngre alarmin: Shqipëria nën hijen e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

11:06 : 28/07/2026
AKTUALITET

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

12:22 : 24/07/2026
AKTUALITET

Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’

15:01 : 20/07/2026
AKTUALITET

Ndikimi politik, korrupsioni dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i Brukselit nxin qeverinë Rama

19:07 : 17/07/2026
Para
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një viktimë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişextrabetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet