Policia ka sqaruar aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë.
Mësohet se automjeti ku udhëtonin tret ë rinj ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.
Si pasojë, një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët janë transportuar me helicopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
“Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.













