Ndeshja Teuta-Tirana është shoqëruar me një situatë të pazakontë në stadiumin “Niko Dovana”, pasi në minutat e para të takimit janë fikur dritat.
Ndërprerja e energjisë elektrike ka zhytur në errësirë fushën dhe tribunat, duke bërë që sfida e javës së dytë të “Abissnet Superiore” të ndërpritet përkohësisht.
Një tifoz që ndodhej në stadium ka përcjellë pamjet e incidentit për JOQ Albania.
Në errësirën e krijuar, tifozët nuk kanë qëndruar në heshtje. Nga tribunat është dëgjuar në kor thirrja “Rama ik!”, duke i dhënë situatës një tjetër dimension përtej atij sportiv.
Për momentin nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e defektit apo ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium.













