Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta qytetare ka vijuar në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë nisur marshimin në akset kryesore të kryeqytetit, shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, por edhe largimin e klasës politike.
Gjatë marshimit, protestuesit i janë drejtuar edhe institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar hetime të pavarura dhe veprime konkrete ndaj pushtetit.
“Poshtë diktatura!”, “Ju erdhi fundi!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!” kanë qenë disa prej thirrjeve të përsëritura nga turma.













