• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën

by Bota Bota
August 31, 2026
in Aktualitet, Botë, Kronikë, Kryesore
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigal, ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Florida.

Vdekja e 52-vjeçares është raportuar nga “Daily Mail”, e cila thekson se Guerriero kishte denoncuar më herët aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI-së tek autoritetet amerikane.

Sipas Daily Mail, Guerriero ndërroi jetë vetëm disa orë pasi kishte publikuar një numër të madh postimesh në rrjetin social X.

Të enjten, ajo kishte publikuar rreth 75 postime, mes tyre edhe një video ku shfaqej duke ecur në rrugë dhe kërkonte që vëmendja të përqendrohej edhe te zyrtarë të tjerë federalë. Në një tjetër postim, ajo kishte shkruar: “I hate the FBI” (e urrej FBI).

Ish-partnerja që foli për McGonigalin

Emri i Allison Guerrieros ishte bërë i njohur në kuadër të hetimeve ndaj Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, i cili përfundoi në qendër të një prej skandaleve më të mëdha që kanë prekur institucionin amerikan të drejtësisë.

Guerriero kishte qenë në një marrëdhënie me McGonigalin dhe më pas kishte komunikuar me autoritetet amerikane lidhur me aktivitetet e tij.

Dëshmitë e saj morën rëndësi të veçantë edhe për shkak të informacionit që ajo dha për udhëtimet e McGonigal në Shqipëri dhe kontaktet e tij me kryeministrin Edi Rama.

“Po shkonte në Shqipëri për t’u takuar me Ramën”

Guerriero kishte deklaruar se McGonigal i kishte treguar se do të udhëtonte drejt Shqipërisë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama.

“Ai po shkonte në Shqipëri për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama”, kishte deklaruar ajo, duke sqaruar se nuk i ishte bërë e ditur arsyeja e saktë e takimit.

Sipas deklarimeve të saj, McGonigal fliste shpesh për kryeministrin shqiptar dhe kishte një marrëdhënie personale me të.

Guerriero kishte folur gjithashtu për udhëtimet e ish-zyrtarit të FBI-së në Shqipëri dhe kontaktet që ai kishte pasur gjatë këtyre vizitave.

Dosja që përfshiu edhe Shqipërinë

Deklarimet e Guerrieros morën një tjetër peshë pas publikimit të aktakuzës amerikane ndaj McGonigal.

Ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork u përball me akuza federale në SHBA për çështje që lidhen me fshehjen e marrëdhënieve financiare dhe marrjen e pagesave nga persona me interesa të huaja.

Në një prej proceseve, McGonigal u dënua me burgim në SHBA.

Çështja e tij tërhoqi vëmendje të madhe edhe në Shqipëri, pasi aktakuzat amerikane përfshinë referenca për kontaktet e tij me Edi Ramën dhe takimet e zhvilluara në Shqipëri.

Një prej linjave të hetimit amerikan lidhej me marrëdhënien e McGonigal me ish-zyrtarin shqiptar të inteligjencës Agron Nezën, nga i cili ai kishte marrë pagesa.

Tags: gjendet e vdekurpartnerja e McGonigal
Previous Post

Kida drejt altarit! Këngëtarja pritet të martohet nesër, Roma destinacioni i ditës së madhe

Next Post

“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Tirana më e piste dhe pa ujë

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Tirana më e piste dhe pa ujë

“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Tirana më e piste dhe pa ujë

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL