Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka kërkuar sqarime zyrtare mbi situatën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, pas raportimeve për shkarkimin për herë të dytë të Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar.
Në rrjetet sociale, Zhulali bën me dije se kërkon që të bëhet publike shkresa përmes së cilës është kryer shkarkimi dhe që Këshilli Bashkiak dhe qytetarët të informohen se kush e ushtron aktualisht funksionin drejtues në bashki, po ashtu edhe se kush ka të drejtën ligjore për të firmosur kontrata, marrëveshje financiare dhe akte administrative.
Në kërkesën e saj, këshilltarja demokrate ngre pyetje edhe mbi vlefshmërinë e firmës së kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa kujton se një situatë e ngjashme ishte krijuar disa muaj më parë me shkarkimin e Ristanit dhe emërimin e një tjetër drejtuesi.
Paralelisht, Zhulali kërkon informacion për krizën e paralajmëruar në transportin publik, duke kërkuar të dijë masat që po merr bashkia për të shmangur reduktimin e autobusëve dhe garantuar vijimësinë e shërbimit për qytetarët.
Reagimi i plotë:














