Jasunari Kavabata, shkrimtari japonez që u laureua me çmimin “Nobel” në vitin 1968, njihet për përsosmërinë e formës së teksteve, të kombinuara me aftësinë e madhe për të analizuar ndjenjat dhe gjendjen shpirtërore të personazheve. Këto cilësi gjenden pa mëdyshje në novelën “Bukuroshet e fjetura”, një rrëfenjë e gjatë e ngjyrosur me erotizëm të rafinuar.
Historia është shumë e thjeshtë, thuajse e paqenë. Eguti i moshuar, me këshillën e një miku, shkon në një bordello të çuditshme, ku klientët, të gjithë të moshuar, mund të kalojnë natën pranë vajzave bukuroshe të përgjumura nga një lëndë narkotike e fuqishme. Rregullorja ua ndalon zgjimin, duke e shtuar kështu sharmin thuajse magjik që buron nga vajzat dhe i mundëson Egutit, përmes një rapsodie delikate ndjesish dhe kujtimesh, të bëjë paqe me veten në një udhëtim të jashtëzakonshëm nëpër skutat më misterioze të psikikës… Kështu, ai e kufizon veten në prekjen e lëkurës së freskët të vajzave të reja, në një kontakt që i transmeton energji jetësore dhe njëkohësisht e shtyn të reflektojë për afrimin e paepur të vdekjes.
E pamundur të mos pushtohesh nga bukura e rafinuar e kësaj historie, e cila në veçantinë e saj na kthen në ndjesi të njohura për çdo qenie njerëzore dhe na grish me elegancën e saj delikate. Punët e Kavabatës janë thurje të brimuara, të papërfunduara, që lënë lexuesin pa frymë para misterit të interpretimit. Soditja e natyrës, rënia e një gështenje, lulëzimi i një kumbulle, fluturimi i zogut, janë arratisje drejt një bote tjetër, ku bukuria e pashpjegueshme është ndoshta ajo e të vdekurve të rikthyer për një çast në botën e të gjallëve.

Novela “Bukuroshet e fjetura” të Jasunari Kavabatës është një nga veprat më të bukura. Shpeshherë Kavabata shkruan me metafora, duke dhënë shkas për reflektim shumë më parë pasi të shfletojmë edhe faqen e fundit të librit, për më tepër personazhet kryesorë në krijimtarinë e tij janë individë kompleksë në kërkim të pastërtisë.
Pasqyrimi i gabimeve të së shkuarës tek personazhi zakonisht ndodhin në prag të vdekjes. Për më tepër, këtyre personazheve u pikon dëshpërimisht në zemër për atë shans të pamundur për rininë e të rinjtë, madje edhe për një moment të shkurtër, për të rivitalizuar një ekzistencë më të dëlirë.

Kawabata Yasunari Kawabata, 69, winner of the 1968 Nobel Prize in literature, talks with news reporters at his home in Kamakura, Japan, on . Kawabata is the first Japanese writer to be given the award, which has a cash value of $70,000. Kawabata was president of the Pen Club of Japan from 1948 to 1965, and is a member of the Japanese Academy of Letters
NOBEL PRIZE LITERATURE KAWABATA, KAMAKURA, Japan
Si gjithmonë, stili i shkrimit të Kavabatës përmban tone lirike, filozofike, që sugjeron misteret e panjohura të jetës. Sido që të jetë, mbetet fakt: Kavabata vërtetoi mundësinë e ndjeshmërisë së pastër të flasë në veprat që lëkunden me bukurinë.
A ishte kjo bukuri hyjnore apo e ligë? Sekreti i mbartur në varr nga shkrimtari, nuk do të zbulohet kurrë. Stili i Kavabatës është mjaft linear, i rrjedhshëm në vetvete, edhe sepse për sa i përket skenave “aksioni”, të kuptuara si lëvizje e personazheve, ai është mjaft i drejtpërdrejtë dhe e vë lexuesin në kërshëri.