Një katastrofë e përmasave të mëdha ka goditur zonat në Himalaje, në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, ku një masë gjigante uji, balte, akulli dhe shkëmbinjsh ka përfshirë komunitete të tëra.
Më shumë se 160 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Mes të zhdukurve dhe viktimave janë qindra turistë dhe pelegrinë nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndodheshin në zonë për udhëtime turistike apo pelegrinazhe.
Fatkeqësia ndodhi të mërkurën, kur shembja e masave të akullit dhe shkëmbinjve në lartësi të mëdha shkaktoi një përmbytje të menjëhershme. Rrjedha e fuqishme zbriti me shpejtësi nëpër lugina, duke marrë me vete shtëpi, ndërtesa, ura, rrugë, automjete dhe infrastrukturë energjetike.
Pamjet e publikuara nga zona tregojnë një valë gjigante uji dhe balte që përparon drejt zonave të banuara, ndërsa banorët përpiqen të largohen me shpejtësi për t’i shpëtuar katastrofës.
Mbi 1,000 persona të zhdukur
Agjencia nepaleze për menaxhimin e fatkeqësive raportoi se 823 persona ende rezultojnë të zhdukur më shumë se 24 orë pas katastrofës. Mes tyre janë të paktën 579 turistë, nepalezë dhe të huaj.
Ndërkohë, pala kineze ka raportuar edhe 558 persona të zhdukur. Autoritetet paralajmërojnë se shifrat mund të përmbajnë mbivendosje dhe se bilanci i plotë ende nuk është përcaktuar.
Klikoni videon













