Një problem teknik në sistemin e radarëve ka shkaktuar fikjen e sistemeve të trafikut ajror në Shqipëri rreth orës 17:30 të ditës së sotme, 28 gusht.
Për disa minuta, asnjë avion nuk është lejuar të fluturojë në hapësirën ajrore të Shqipërisë, as të ngrihet as të ulet, si masë sigurie deri në rikthimin e plotë të sistemeve.
Sipas Albcontrol, ekspertët kanë ndërhyrë menjëherë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për avionët që operojnë në hapësirën ajrore shqiptare. Paralelisht, ka nisur puna për rikthimin e sistemeve në funksion.
Rreth orës 18:00, 90% e sistemeve janë rikthyer në funksionimin normal, ndërsa ekipet vijojnë punën për rikuperimin e pjesës së mbetur.













